TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Gucati: Avni Qenaj punonte furrtar në Bosnje

Serbia ka arrestuar ish-pjestarin e UÇK-së, Avni Qenajn nga Hasi i Prizrenit. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, ka treguar sot se Qenaj është pronar i një furre të bukës në Bosnje, prandaj kalimin nëpër Serbi e kishte të shpeshtë.

by tëvë1
5 muaj ago
1 0
A A

Autore: Adea Mustafaj

Ishte nisur të bënte rrugën nga Kosova për në Bosnje.

Mirëpo, gjatë kalimit në territorin serb, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Qenaj, u arrestua nga autoritetet serbe.

Qenës dyshohet se policia kufitare ia gjeti një kartelë të veteranit të UÇK-së, çka alarmoi autoritetet në Serbi.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, tregon se Avni Qenaj nuk e kishte për herë të parë kalimin nëpër Serbi.

“Me keqardhje e kom marr lajmin shumë. Avnia është nga Hasi. Një fshat i Hasit. Unë e kam pyetur kryetarin e degës së Hasit, Xhevdet Thaqi dhe Xhevdet Thaqi më thotë: Po Avnia ka qenë pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë në brigaden 138. Me sa kom informacione ka qenë në logjistik. Me sa kom informacione që kom marr informacione sot edhe dje prom shumë vonë, ka qenë në logjistikë Avnia… Ai po punojke në Bosnje me sa kom informacion. E kish furren në Bosnje dhe ai punëtor krahu ka shku me punu për idaren e familjes”, tha Gucati.

E për të gjithë veteramët e luftës Gucati ka vetëm një kërkesë.

“Gabimi është i joni. Duhet të jemi shumë real. Ne kemi bo apel para disa muajve edhe më herët: Ju lutem veteranëve dhe të gjithë atyre pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe fëmijëve të dëshmorëve, invalitëve, por edhe ne si veteran mos të përdorin lokacionin Serbi për Evrop apo dikun tjetër. Kur kemi alternativa tjera të shfrytëzojm Shqipërin, Malin e Zi dhe të udhëtojnë tjetër kah. Kështu që apeli jonë me sa duket ka ra në vesh të shurdhër të veteranëve dhe mua më vjen shumë keq”, u shpreh ai.

Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, sipas ministrisë së punëve të Jashtme, ka ndërmarrë veprimet e para.

“I kemi adresuar Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë kërkesë zyrtare për konfirmimin e arrestimit, arsyet konkrete të ndalimit, vendndodhjen aktuale ku ai po mbahet, si dhe çdo informacion tjetër të domosdoshëm për trajtimin e mëtejmë të rastit. Paralelisht, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi e ka njoftuar për rastin edhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, duke kërkuar monitorim të shtuar dhe transparencë të plotë nga autoritetet serbe në lidhje me procedurat e ndërmarra”, ka njoftuar MPJD.

Gjithashtu MPJD, njoftoi se është dërguar notë verbale te misionet diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi.

Televizioni ka provuar që të marrë edhe një qëndrim nga familja e të arrestuarit Avni Qenaj, mirëpo për shkak të ndjeshmërisë së rastit, nuk kanë pranuar të flasin.

Ditën e djeshme, Presidentja Vjosa Osmani priti në takim ish-policin e Njësive Speciale të Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili gjithashtu u mbajt në paraburgim për disa muaj nga Serbia.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes ish-ushtari i UÇK-së Xhemë Rexhepi, Lushtaku: Humbje e madhe për vendin

Vdes ish-ushtari i UÇK-së Xhemë Rexhepi, Lushtaku: Humbje e madhe për vendin

Kurti në 27-vjetorin e Masakrës së Studimes: Krimet nuk harrohen e as nuk falen

Kurti në 27-vjetorin e Masakrës së Studimes: Krimet nuk harrohen e as nuk falen

DASh: Kosova me hapa jokonsistentë në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut

Zgjedhjet e parakohshme, DASh: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës

​Rifillojnë seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja nuk e pranon raportin e organizatës britanike

ShBA-ja do të tërheqë afër 5 mijë trupa nga Gjermania

Ushtarët britanikë të KFOR-it nderohen me medalje

Ushtarët britanikë të KFOR-it nderohen me medalje

Bashkëpunim rajonal në turizëm – Kosova me fqinjë, synim paketat e përbashkëta për turistë

Bashkëpunim rajonal në turizëm – Kosova me fqinjë, synim paketat e përbashkëta për turistë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën