TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Helmimi i nxënësve, një prej krimeve më makabre të kryera nga Serbia

by tëvë1
17 minuta ago
1
A A
Kurti: Ndërtimi i politikave që lehtësojnë jetën komuniteteve joshumicë, kanë qenë lart në prioritetet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se helmimi i nxënësve ka qenë një nga krimet makabre që Serbia ka kryer në Kosovë.

Kurti ka kujtoi se edhe vet ishte nxënës në gjimnaz kur Serbia nisi helmimin e nxënësve.

“Mes të gjitha krimeve të kryera nga shteti okupator i Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, një prej krimeve më makabre dhe më djallëzore, kanë qenë pikërisht helmimet e nxënësve. Shumë prej nesh këtu e kanë përjetuar atë kohë të errët, e cila edhe në kujtesën time edhe sot është shumë e gjallë, meqë kam qenë nxënës i vitit të parë në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, kur në pranverën e vitit 1990, u bë e qartë që nxënësit po helmoheshin nëpër shkolla”, tha Kurti.

Ai kështu u shpreh gjatë fjalimit në edicionin e dytë të Forumit “Zá n’Kujtesë” që këtë vit iu kushtua helmimeve të nxënësve në Kosovë gjatë viteve 1990–1992. Ky edicion i ri, i realizuar nga Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë në bashkëpunim me MAShTI-n, sjell dokumente, fotografi dhe dëshmi të kohës që ndriçojnë një nga episodet më të errëta të viteve ’90..

Në fjalën e tij, Kurti  kujtoi kohën kur në Kosovë kishin filluar helmimet e nxënësve, më 21 mars 1989 në Klinë dhe më 6 dhjetor 1989 në Prizren, duke thënë se teksa po përgatitej suprimimi i autonomisë së Kosovës, që u realizua më 23 mars 1989, vetëm dy ditë më herët, në shkollën “Luigj Gurakuqi” të Klinës, u shënuan rastet e para të helmimeve. Në muajt në vijim, duke filluar nga 15 marsi i vitit 1990, raste të helmimeve të nxënësve do të shënoheshin edhe në 20 qytete dhe 11 fshatra në tërë Kosovën. Përtej nxënësve në shkolla, raste helmimesh do të regjistroheshin edhe mes punëtorëve në fabrikën e tekstilit “Emin Duraku” në Gjakovë, në fabrikën “Ballkan” të Suharekës, në fabrikën “Polet” të Vushtrrisë dhe sporadikisht mes kalimtarëve. Madje u raportua edhe për helmimin e shtatë fëmijëve në çerdhen “Emin Duraku” në Gjakovë. Më 19 mars 1990, pati helmime masive të nxënësve shqiptarë në Podujevë, që u pasuan nga një valë tjetër helmimesh edhe më 22 mars. 20 mars 1990, ishte dita kulmore e helmimeve, kur raste të nxënësve të helmuar u raportuan në shumë qytete të Kosovës. Numri më i madh i të helmuarve do të rezultonte të jetë mes nxënësve të komunës së Ferizajt, ndërkaq ndër vite, është përllogaritur që numri total i nxënësve të helmuar ka qenë 7421.

“Autoritetet serbe u orvatën t’i kamuflojnë gjithë këto raste helmimesh, duke i penguar hetimet dhe analizat mjekësore. Po ashtu, i patën përndjekur ata që ishin përfshirë në dhënien e ndihmës, sikur në rastin e 48 studentëve të Fakultetit të Mjekësisë të cilët u burgosën për shkak të, siç u tha, ofrimit të paautorizuar të ndihmës mjekësore. Pavarësisht këtyre përpjekjeve të tyre, këto krime shtetërore të Serbisë padyshim që kanë lënë pas shumë dëshmi”, tha Kurti

Krahas dëshmive të vet viktimave, dëshmitarëve, raporteve të ndryshme mjekësore e të organizatave ndërkombëtare, si dhe politikanëve të kohës, kryeministri  në detyrë, veçoi rëndësinë e dokumentimit të krimeve të kryera nga Serbia në Kosovë nga institucionet e shtetit të Kosovës. Pikërisht me qëllim të grumbullimit të çdo materiali dhe çdo dëshmie për të gjitha krimet e cilësdo periudhë të kryera nga Serbia ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në Kosovë, është themeluar edhe Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, në të cilin institut po krijohet një qendër arkivore, librare dhe audiovizuale, që do t’u shërbejë të gjithë studiuesve, kërkuesve, gazetarëve, juristëve dhe politikbërësve të interesuar për të vërtetën e historisë së Kosovës dhe politikave të adresimit të saj, shtoi kryeministri.

“Duke grumbulluar dëshmi për helmimet dhe të gjitha krimet e kryera nga shteti i Serbisë në Kosovë, duke u kujdesur përmes institucioneve tona si shtet dhe përmes kultivimit të mbamendjes si shoqëri, duke njohur dhe kujtuar, ne kujdesemi edhe që të mos kthehet fashizmi dhe që e kaluara të mos na përsëritet”, tha ai në përfundim të fjalës së tij./teve1.info/

 

 

Tags: helmimi i nxenesvekurtiSerbiaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hyseni thotë se punën e kryetarit mundesh me ushtru vetëm në objektin e komunës

Hyseni: Gjilani po përballet me probleme buxhetore si Prishtina, e kemi menaxhuar ndryshe

Isufi: Qeveria e ardhshme do të krijohet nga ish-opozita, VV nuk i siguron dot votat

Isufi: Qeveria e ardhshme do të krijohet nga ish-opozita, VV nuk i siguron dot votat

Kosova e BE zhvilluan takimin e shtatë të Nën-komitetit të MSA

Kosova e BE zhvilluan takimin e shtatë të Nën-komitetit të MSA

E sulmuan një person dhe ia morën 200 euro, arrestohen katër të mitur në Prizren

Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i

Hyseni thotë se punën e kryetarit mundesh me ushtru vetëm në objektin e komunës

Hyseni: Gjilani po përballet me probleme buxhetore si Prishtina, e kemi menaxhuar ndryshe

Isufi: Qeveria e ardhshme do të krijohet nga ish-opozita, VV nuk i siguron dot votat

Isufi: Qeveria e ardhshme do të krijohet nga ish-opozita, VV nuk i siguron dot votat

Kurti: Ndërtimi i politikave që lehtësojnë jetën komuniteteve joshumicë, kanë qenë lart në prioritetet

Kurti: Helmimi i nxënësve, një prej krimeve më makabre të kryera nga Serbia

Shkencëtarët zbulojnë pesë epokat e trurit

Shkencëtarët zbulojnë pesë epokat e trurit

Broja beson në cilësinë e Dritës, synon fitoren

Broja beson në cilësinë e Dritës, synon fitoren

Ramadani insiston se Drita është gati për Shkëndijën

Ramadani insiston se Drita është gati për Shkëndijën

Emisioni “Ditari” 26.11.2025

Emisioni “Ditari” 26.11.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën