TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku: Qeveria po ushtron hakmarrje politike ndaj Prishtinës

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Abdixhiku: Qeveria po ushtron hakmarrje politike ndaj Prishtinës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po ushtron bllokadë politike ndaj kryeqytetit, duke penguar ekzekutimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës.

Në një reagim të publikuar në Facebook, Abdixhiku tha se pas bllokadës 10-mujore të shtetit, tashmë pushteti ka zhvendosur bllokimin në nivel lokal.

Sipas tij, ky veprim ka lënë Prishtinën pa transport publik, me punëtorë komunalë pa paga dhe me qytetarët të detyruar të presin në stacione, ndërsa shërbime të tjera esenciale rrezikojnë të ndërpriten.

“Jetojnë për bllokadë, punojnë për bllokadë, ushqehen me bllokadë,” ka shkruar Abdixhiku, duke e cilësuar këtë si “hakmarrje politike” ndaj qytetit dhe ndaj Komunës së Prishtinës.

Ai pretendon se Qeveria po pengon lirimin e 35 milionë eurove të buxhetit komunal, mjete që, sipas tij, janë të vetë Prishtinës dhe nuk kërkojnë votim në Kuvend në mënyrën si po argumentohet nga pushteti.

Abdixhiku shtoi se bllokimi i buxhetit po cenon funksionimin e shkollave, qendrave mjekësore dhe shërbimeve bazike për qytetarët.

Ai kritikoi qeverinë se po fshihet pas justifikimeve burokratike, duke pretenduar se problemi nuk lidhet me procedurat, por me “vullnetin politik”.

“Prishtina nuk i kërkon paratë e Qeverisë, prandaj nuk i duhet asnjë votim në Kuvend. Prishtina i kërkon paratë e veta; plot 35 milion euro taksa komunale e grant, që i janë plaçkitur nga bllokuesit për hakmarrje të pastër politike”, u shpreh kryetari i LDK-së.

Në reagimin e tij, ai e cilësoi situatën si “pengmarrje të kryeqytetit”, duke thënë se kjo është akti më i rëndë i Qeverisë së Albin Kurtit, e cila sipas tij ka humbur kontaktin me qytetin dhe me detyrimin për t’i shërbyer njerëzve”.

Abdixhiku përfundoi duke thënë se “Prishtina ka folur një herë dhe do të flasë sërish”./teve1.info./

Tags: Komuna e PrishtinesLDKLumir AbdixhikuQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti prezanton aderimin e radhës

Kurti prezanton aderimin e radhës

14 vite në Shërbim të Klinkës së Onkologjisë- Valbona Haziri nderohet me çmimin Infermierja e vitit

14 vite në Shërbim të Klinkës së Onkologjisë- Valbona Haziri nderohet me çmimin Infermierja e vitit

Nisma në heshtje pas ftesës së PDK-së për kontributin e Limajt pa qenë pjesë e listës për deputet

Nisma në heshtje pas ftesës së PDK-së për kontributin e Limajt pa qenë pjesë e listës për deputet

Bajrami e 12-ta në listë: Jam pas njerëzve që deri dje e kanë luftuar LDK-në

Marrëveshja për emigrantët me Italinë, reagon Edi Rama

Marrëveshja për emigrantët me Italinë, reagon Edi Rama

Komuna Zeta e Malit të Zi miraton deklaratë për çnjohje të shtetit të Kosovës

Komuna Zeta e Malit të Zi miraton deklaratë për çnjohje të shtetit të Kosovës

Drejtori i Policisë, Hoxha pret në takim homologun nga Shqipëria

Drejtori i Policisë, Hoxha pret në takim homologun nga Shqipëria

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën