TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nis periudha e aplikimit të partive për certifikim për zgjedhjet e 28 dhjetorit

by teve1
9 muaj ago
1
A A
Nis periudha e aplikimit të partive për certifikim për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka filluar periudha për aplikimin e subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Sipas KQZ-së, kjo periudhë është e ndarë në dy afate të ndryshme, në afatin për aplikim për certifikim që ka filluar më 24 nëntor dhe do të përfundojë më 30 nëntor 2025, si dhe në afatin për dorëzimin e listës së kandidatëve që gjithashtu ka filluar më 24 nëntor dhe do të përfundojë më 7 dhjetor 2025.

Për të lehtësuar procesin e aplikimit, KQZ ka funksionalizuar një platformë elektronike që do të shërbejë për subjektet politike në paraqitjen e aplikimeve për certifikim dhe listat e kandidatëve.

Të gjitha partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës kanë marrë akses në këtë platformë përmes “userëve” të cilët janë krijuar nga KQZ.

Përveç partive politike, kjo mundësi është e hapur edhe për koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur që dëshirojnë të aplikojnë për certifikim.

Në njoftim janë treguar edhe hapat të cilët duhet ndjekur për aplikim.

“Hapi i parë: Përfaqësuesi i autorizuar i subjektit politik (koalicionit, iniciativës qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të plotësojë online të dhënat që kërkohen në platformën: https://apliko.kqz-ks.org. Partive politike të regjistruara dhe koalicioneve, u janë krijuar dhe dërguar ‘userët’ dhe prej tyre nuk kërkohet të ndjekin këtë hap.

Hapi i dytë: Pas aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë dhe do të miratojë ose jo aplikimin fillestar. Pas vërtetimit të aplikimit, ZRCKFSP, do t’i përcjellë përmes e-mailit përfaqësuesit të autorizuar kredencialet për t’u qasur në platformën online dhe për të paraqitur aplikimin.

Informacione shtesë: Për më shumë informacione, dokumentacionin dhe kushtet që kërkohen të plotësohen, mund të kontatoni Zyrën përmes e-mailit [email protected] apo përmes telefonit +383 38 200 81 010, i qasshëm nga ora 08:00 deri në orën 16:00”, thuhet në njoftim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mërgimtarët po presin deri në 30 minuta në Merdarë

Gjendja në kufi, Merdarja me pritjet më të gjata për dalje nga Kosova

Përkeqësohet cilësia e ujit në fshatin Miradi e Ulët, KRU kërkon nga banorët që të mos e përdorin për pije

Përkeqësohet cilësia e ujit në fshatin Miradi e Ulët, KRU kërkon nga banorët që të mos e përdorin për pije

​Tahiri: Reagimet nga PDK do të rriten vazhdimisht, qasjen autoritare nuk e lejon askush

​Tahiri: Reagimet nga PDK do të rriten vazhdimisht, qasjen autoritare nuk e lejon askush

Zemaj: Kemi një ngërç kushtetues, një bllokadë të Kuvendit të Kosovës nga LVV

Zemaj: Kemi një ngërç kushtetues, një bllokadë të Kuvendit të Kosovës nga LVV

Mërgimtarët po presin deri në 30 minuta në Merdarë

Gjendja në kufi, Merdarja me pritjet më të gjata për dalje nga Kosova

Feronikeli 74 e transferon një futbollist nga Ukraina

Feronikeli 74 e transferon një futbollist nga Ukraina

Përkeqësohet cilësia e ujit në fshatin Miradi e Ulët, KRU kërkon nga banorët që të mos e përdorin për pije

Përkeqësohet cilësia e ujit në fshatin Miradi e Ulët, KRU kërkon nga banorët që të mos e përdorin për pije

​Tahiri: Reagimet nga PDK do të rriten vazhdimisht, qasjen autoritare nuk e lejon askush

​Tahiri: Reagimet nga PDK do të rriten vazhdimisht, qasjen autoritare nuk e lejon askush

Zemaj: Kemi një ngërç kushtetues, një bllokadë të Kuvendit të Kosovës nga LVV

Zemaj: Kemi një ngërç kushtetues, një bllokadë të Kuvendit të Kosovës nga LVV

Munguan dje në Kuvend, Quni: LDK-ja distancohet nga situatat që gjenerojnë incidente

Munguan dje në Kuvend, Quni: LDK-ja distancohet nga situatat që gjenerojnë incidente

Xhudoja kosovare synon sukseset e radhës, përgatitje intensive në Holandë

Xhudoja kosovare synon sukseset e radhës, përgatitje intensive në Holandë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën