TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Vuçiq në Safarin e snajperëve, Çedomir Stojkoviq do të kërkojë hetime nga prokuroria e krimeve të luftës

by tëvë1
2 orë ago
2
A A
​Vuçiq në Safarin e snajperëve, Çedomir Stojkoviq do të kërkojë hetime nga prokuroria e krimeve të luftës

Avokati Çedomir Stojkoviq paralajmëroi se të hënën do të paraqesë kërkesë për hetime nga Prokuroria e Krimeve të Luftës dhe Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar në lidhje me pjesëmarrjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë kohës së luftës në Bosnje e Hercegovinë, ku në “Safarin e Snajperëve” në Sarajevë, civilët boshnjakë u vranë në formë gjuetie për shumën e parave deri 100 mijë euro aktuale.

Avokati Çedomir Stojkoviq paralajmëroi se të hënën do të paraqesë kërkesë për hetime nga Prokuroria e Krimeve të Luftës dhe Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar në lidhje me pjesëmarrjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë kohës së luftës në Bosnje e Hercegovinë, ku në “Safarin e Snajperëve” në Sarajevë, civilët boshnjakë u vranë në formë gjuetie për shumën e parave deri 100 mijë euro aktuale.

Stojkoviq në një postim në rrjetin X ka shkruar se nuk ka asnjë arsye që prokuroria e Milanos të hetojë krimin “Safari i Snajperëve” dhe pjesëmarrjen e Aleksandar Vuçiq në të vetëm.

“Të hënën, do t’i paraqes kërkesë për hetim Prokurorisë së Krimeve të Luftës dhe Zyrës së Prokurorit të Krimit të Organizuar në lidhje me “Safarin e Snajperëve” në Sarajevë. Prokuroria e Beogradit për Krime Lufte dhe Krim të Organizuar ndodhet 300 km larg Sarajevës dhe vetëm tri kilometra nga Aleksandar Vuçiq.”

Stojkoviq ka theksuar se sipas dëshmive ekzistuese, gjuetia e vrasjeve të civilëve boshnjakë u organizuan përmes Beogradit dhe vetë Aleksandar Vuçiq.

Ekziston një detyrim për prokurorinë e Beogradit që t’i bashkohet hetimit dhe të përfshijë të gjithë të dyshuarit, veçanërisht Aleksandar Vuçiq, rikujton avokati i njohur serb, raporton KosovaPress.

Stojkoviq thotë se ka gjithnjë e më shumë prova që sugjerojnë se Vuçiq ishte pjesë e “Safarit të Snajperëve” gjatë rrethimit të Sarajevës. Ai kujton se në një deklaratë në vitin 1994 për gazetën “Duga”, Vuçiq kishte pranuar se kishte shkuar si vullnetar në pjesën serbe të Sarajevës dhe se ai ishte te Varrezat Hebraike për një kohë.

“Varrezat hebraike përmenden konkretisht si një vend nga ku turistët e sjellë nga ushtria e Karaxhiq nëpërmjet Beogradit vriteshin nga snajperët, sikur të ishin në një safari. Kjo po ndodhte ndërsa Vuçiq, me pranimin e tij, po luftonte atje”, kujton Stokoviq.

Ai thotë se një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga Voisllav Sheshel, një tjerë kriminel tjetër serb, i cili gjatë gjykimit të tij në Hagë deklaroi se “Vuçiq ishte vullnetar me Sllavko Aleksiq në Varrezat Hebraike”.

Stojkoviq kujton se Sllavko Aleksiq ishte komandanti i asaj zone dhe nën komandën e tij ishin Aleksandar Vuçiq dhe një detashment vullnetarësh rusë “Safari i Snajperëve”, një gjueti me pagesë për civilët, u zhvillua gjatë komandës së tij.

Vuçiq u regjistrua me një kamera video nga viti 1993 me një pushkë që i ngjan në mënyrë të papërmbajtshme një pushke snajperi.

 

Stojkoviq thotë se pjesë e “Safarit të Snajperëve” ishte edhe Zllatko Novakoviq, i cili i cili ishte vullnetar në të njëjtën njësi të Sllavko Aleksiq gjatë të njëjtës periudhë, gjithashtu në Varrezat Hebraike në kodrën mbi Sarajevë.

“Këtu u sollën të huajt për të vrarë civilë me pushkë snajperi sikur të ishin në një safari. Ata u sollën përmes Beogradit, ashtu siç erdhi Vuçiq atje nga Beogradi”, tha ai.

Stojkoviq ka prezantuar edhe video ku Zlatko Novkoviq (emri i luftës Zak Novak) bën një gjest me gisht në fyt, sikur t’i kërcënojë protestuesit se do t’i masakrojë në kampin e tendave të ngritura nga Vuçiq më 2025 kundër protestuesve.

“Gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, shumë civilë u vranë në masakër, siç tregoi Zlatko Novkoviq në atë video disa javë më parë. Dihet gjerësisht se ky kamp tendash është i zënë ekskluzivisht nga besnikët, bashkëpunëtorët dhe mercenarët e Vuçiqit.

Vuçiq, një beogradas, ishte pikërisht atje në atë kohë – në kodrat nga ku këta “gjuetarë” po vrisnin civilë. Dhe ai u filmua me një pushkë që duket si një snajper. Pra – Vuçiq e dinte absolutisht se çfarë po ndodhte dhe ishte pjesë e saj, në një mënyrë ose në një tjetër. Ai pranon se ishte atje si vullnetar, për të luftuar, për të vrarë. Ai thotë se e bëri me vullnetin e tij të lirë. Edhe shefi i tij intrigant Voislav Sheshel e pranon këtë”, shton avokati Stojkoviq.

Avokati Stojkoviq ka shtruar disa pyetje për presidentin serb Aleksandar Vuçiq, të cilave ai duhet t’iu përgjigjet publikisht mbi rolin e tij gjatë luftës në Bosnjë dhe pjesëmarrjes në gjuetinë e civilëve boshnjakë.

“Përgjigjuni pyetjes së mëposhtme për veten tuaj:

– në rrethana të tilla, ndërsa ushtria së cilës iu bashkua po organizon një “Safari të snajperëve” në të cilin ai vret civilë në Sarajevë si “hobi” në të njëjtin vend ku Vuçiq u ofrua vullnetar për të luftuar,

– a tha Vuçiq, ndërsa mbante pushkën snajper: “Do të vras vetëm ushtarë”, apo tha: “Do të vras edhe civilë në të njëjtën mënyrë që organizon ushtria së cilës u ofrua vullnetar për t’u bashkuar?”

Ndërsa po i përgjigjeni vetë kësaj pyetjeje, mbani mend fjalët e tij nxitëse të urrejtjes së thellë në atë kohë nga Parlamenti serb: “Për çdo serb të vrarë, ne do të vrasim 100 boshnjakë”. Ai nuk specifikoi me fjalë nëse do t’i vriste ata me snajperë, apo me bomba të hedhura në tregun Markale në Sarajevë, apo në ndërtesën e bibliotekës atje… Ky specifikim erdhi përmes veprimeve pikërisht ndërsa ai ishte atje.”/KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Udhëtimi kontrovers i shkollës kosovare në Izrael, në mes të dhunës në Gaza

Udhëtimi kontrovers i shkollës kosovare në Izrael, në mes të dhunës në Gaza

Vitin e ardhshëm ndryshojnë tekstet shkollore

Vitin e ardhshëm ndryshojnë tekstet shkollore

​Rrëshqitja masive e shkëmbinjve bllokon rrugën Qukës-Qafë Plloçë

​Rrëshqitja masive e shkëmbinjve bllokon rrugën Qukës-Qafë Plloçë

Besian Mustafa kujton babanë: Më mungon njeriu që më mësoi të dua këtë vend

Besian Mustafa kujton babanë: Më mungon njeriu që më mësoi të dua këtë vend

FBK dhe FIBA vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët drejt Strategjisë 2026-2030

Trepça fiton ndaj Sigal Prishtinës

“Profesori”, faqja zyrtare e Serie A ngrit në qiell Amir Rrahmanin pas statistikës së jashtëzakonshme

Conte flet për zëvendësimin e Rrahmanit

Hoxha e Strakosha duan pikët e plota ndaj Serbisë

Dy ekipe angleze pas Hoxhës

“Propaganda nuk e mund të vërtetën” – “nuk e kanë hallin te qytetari” – Abdixhiku e Murati debatojnë për buxhetin

Medalje për xhudistët e Kosovës në Mal të Zi

Medalje për xhudistët e Kosovës në Mal të Zi

Daçiqi bën thirrje për dhunë, kush duhet të reagojë?

“Lëvizja e Deçanit” po mashtron, sepse Katolicizmi nuk është Shqiptarizëm!

​Vuçiq në Safarin e snajperëve, Çedomir Stojkoviq do të kërkojë hetime nga prokuroria e krimeve të luftës

​Vuçiq në Safarin e snajperëve, Çedomir Stojkoviq do të kërkojë hetime nga prokuroria e krimeve të luftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën