Dy të mitur kanë pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje me një tjetër person, i cili dyshohet se i ka goditur me thikë.
Të dy të miturit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Njëri është liruar pas marrjes së trajtimit, ndërsa tjetri vazhdon të trajtohet.
I dyshuari që dyshohet për sulmin është arrestuar, dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Dy të dyshuar kosovar-të mitur, kanë pësuar lëndime pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht me të dyshuarin tjetër kosovar, i cili dyshohet se i ka goditur me mjet të mprehtë-thikë. Të dyshuarit e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku njëri prej tyre është liruar e tjetri vazhdon tretmanin, ndërsa i dyshuari tjetër është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./teve1.info/










