TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lirimi i ish-policit Arbnor Spahiut, MPJD: Akuzat e Serbisë ishin të motivuara politikisht dhe të pabazuara

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Lirimi i ish-policit Arbnor Spahiut, MPJD: Akuzat e Serbisë ishin të motivuara politikisht dhe të pabazuara

Ish-polici Arbnor Spahiu është liruar nga burgu në Serbi të premten, kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Pas lirimit, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është informuar nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi lidhur me lirimin nga paraburgimi të shtetasit të Republikës së Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili nga autoritetet gjyqësore të Serbisë ishte mbajtur në paraburgim për një periudhë të zgjatur, nën akuza të pabazuara për ‘vrasje të rëndë’ të lidhura me ngjarjet në Banjskë, në vitin 2023.

Që nga dita e parë e arrestimit të tij, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përkatësisht Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës së bashku me institucionet tjera gjegjëse, kanë ndjekur nga afër rastin dhe kanë ofruar mbështetjen e nevojshme, duke insistuar vazhdimisht që ndaj tij të respektohen të drejtat themelore të njeriut dhe standardet ndërkombëtare të drejtësisë”, thuhet në reagim.

MPJD thekson se akuzat e autoriteteve serbe ndaj Spahiut kanë qenë të motivuara politikisht dhe të pabazuara në prova, ndërsa paraburgimi i tij i gjatë ka shkelur të drejtën për një proces të rregullt dhe trajtim të drejtë.

“Lirimi i Spahiut konfirmon qartazi se pretendimet e Serbisë lidhur me rastin në fjalë nuk kanë qëndruar dhe se përdorimi i sistemit të drejtësisë për presion politik ndaj qytetarëve tanë është praktikë që duhet të marrë fund”, thekson më tej MPJD.

Ministria falënderon institucionet vendore dhe ndërkombëtare që kanë kontribuar në trajtimin e drejtë të këtij rasti dhe thekson përkushtimin e saj për të mbrojtur çdo qytetar të Republikës së Kosovës kudo që ndodhet.

Ndryshe, Spahiu ishte mbajtur në Suboticë, në veri të Serbisë, që nga 9 qershori, kur gjykata në këtë qytet urdhëroi paraburgimin e tij për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë” në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës./teve1.info/

Ish-polici Arbnor Spahiu lirohet nga burgu në Serbi

Tags: Arbnor SpahiuKosovelirimiministria e jashtmeserbiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: Rritja e tarifave të energjisë, goditje për qytetarët

​Haradinaj: Kurti tani ikë nga faji dhe e bart tek opozita

Analistët për adresimin e Kurtit: Sinjalizon kërcënim ndaj opozitës – nëse s’pranoni ofertën, e pësoni

Analistët për adresimin e Kurtit: Sinjalizon kërcënim ndaj opozitës – nëse s’pranoni ofertën, e pësoni

Buzhala: Opozita rrezikon humbje edhe më të mëdha në zgjedhje të reja

Buzhala: Opozita rrezikon humbje edhe më të mëdha në zgjedhje të reja

​Lushaku: Mafia e energjisë po vret ekonominë e Kosovës

Lushaku: A e patë kush po do zgjedhje, Kurti e nisi fushatën me akuza e shantazh

Emisioni “Info Nata” 24.04.2026

Rrustemi: Opozita s’e ka ndryshuar planin, përmes bllokimit synon largimin e VV-së nga pushteti

Rrustemi: Opozita s’e ka ndryshuar planin, përmes bllokimit synon largimin e VV-së nga pushteti

“Pse s’po ofron LVV-ja emër për president?” – Bërxulli: Adresimi i Kurtit sinjal për nisje fushate

“Pse s’po ofron LVV-ja emër për president?” – Bërxulli: Adresimi i Kurtit sinjal për nisje fushate

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën