TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KQZ vendos afatet për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit

by Tëvë1
5 muaj ago
2
A A
KQZ vendos afatet për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar dy afate të rëndësishme për subjektet politike që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 28 dhjetor të këtij viti.

Fillimisht, subjektet politike duhet që nga 24 nëntori deri më 30 nëntor të paraqesin aplikimin online për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje, ndërsa emrat e kandidatëve për deputetë duhet të dorëzohen jo më vonë se 7 dhjetori.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se institucioni ka marrë vendim të shkurtojë afatet kohore, duke i përshtatur me 37 ditët në dispozicion për organizimin e të gjithë procesit zgjedhor, andaj ky vendim përfshin dhe afatet për aplikim dhe certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve.

“Duke filluar nga data 24 nëntor dhe deri më 30 nëntor, subjektet duhet të dorëzojnë në KQZ, respektivisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar, aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Formulari, i cili është i ngjashëm me të proceseve të kaluara zgjedhore, është i vendosur në platformën elektronike të KQZ-së dhe i njëjti duhet të plotësohet online”, tha Elezi.

Gjithashtu duke filluar nga data 24 nëntor, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) mund të dorëzojnë listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë. Për të “gjetur” kandidatët për deputetë, KQZ u ka dhënë subjekteve politike afat 2-javor.

“Duke filluar nga 24 nëntori dhe deri më 7 dhjetor 2025, subjektet politike duhet të dorëzojnë në KQZ listën me emrat e kandidatëve për deputetë që kërkojnë të certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme. Ky afat shënon një moment vendimtar në procesin zgjedhor, pasi pikërisht në këtë periudhë subjektet politike do të formalizojnë kandidatët për deputetë me të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e funddhjetorit”, tha Elezi për KP.

Sipas Elezit, ashtu si në zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe lokale, aplikimi do të mund të bëhet online dhe se të gjithë kandidatët do të verifikohen nëse plotësojnë kriteret ligjore për t’u certifikuar si kandidatë për deputetë.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, të cilat u mbajtën në fillim të vitit më 9 shkurt, KQZ kishte certifikuar 28 subjekteve politike me gjithsej 1,279 kandidatë për deputetë.

 

Tags: afatet per certifikimkandidate per deputetKQZTeve1zgjedhjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Haradinaj: Propozimi i ri i Kurtit është lojë dhe tallje me qytetarët

Haradinaj: Punëtorët e Kosovës përballen me vështirësi dhe presion ekonomik në rritje

Kurti kujton masakrën e Nabërgjanit: Drejtësia duhet të vihet në vend

Kurti kujton masakrën e Nabërgjanit: Drejtësia duhet të vihet në vend

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Osmani falënderon kongresmenët amerikanë për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, AGK: Gazetarët përballen me kushte të pasigurta pune

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, AGK: Gazetarët përballen me kushte të pasigurta pune

​Haradinaj: Propozimi i ri i Kurtit është lojë dhe tallje me qytetarët

Haradinaj: Punëtorët e Kosovës përballen me vështirësi dhe presion ekonomik në rritje

Ditari: 01.05.2026

Ditari: 01.05.2026

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Kërcënoi të shpërthente bombën në Rinas nëse Shqipëria nuk pranon që Kosova është Serbi, SPAK dërgon në gjykatë 44-vjeçarin rus

Kërcënoi të shpërthente bombën në Rinas nëse Shqipëria nuk pranon që Kosova është Serbi, SPAK dërgon në gjykatë 44-vjeçarin rus

1 Maji, 48 jetë të humbura gjatë vitit 2025 në Shqipëri

1 Maji, 48 jetë të humbura gjatë vitit 2025 në Shqipëri

Mark Zuckerberg investon 500 milionë dollarë në biologjinë me AI!

Mark Zuckerberg investon 500 milionë dollarë në biologjinë me AI!

Si të rregulloni telekomandën kur nuk punon – truku i thjeshtë i “resetimit”

Si të rregulloni telekomandën kur nuk punon – truku i thjeshtë i “resetimit”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën