TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bahtiri sqaron fotot me Shehollin dhe Rakiqin: PDK po tenton të më njollosë, qytetarët e dinë kush jam

by Tëvë1
8 muaj ago
9
A A
Bahtiri sqaron fotot me Shehollin dhe Rakiqin: PDK po tenton të më njollosë, qytetarët e dinë kush jam

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar pas publikimit në rrjete sociale të disa fotografive ku ai shfaqet me të dyshuarin për spiunazh, Fatmir Shehollin, si edhe me ish-kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq. Përmes një reagimi publik në Facebook, Bahtiri ka dhënë sqarime të detajuara për rrethanat në të cilat janë bërë këto foto.

Ai akuzoi Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për, siç tha, përdorim të portaleve për propagandë me qëllim njollosjen e tij.

“Po e shoh që PDK-ja përmes portaleve të veta që i financon dhe propagandave të ulëta, po tenton të më njëllosë mua, gjëja se unë kam pasur afërsi me tashmë të dyshuarin për spiunazh, Fatmir Sheholli, dhe ish-kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç,” shkroi Bahtiri.

Bahtiri shpjegoi se fotografia me Shehollin është bërë më 1 nëntor 2022, pas një debati televiziv të realizuar nga gazetari i Kanal10, Kushtrim Sadiku, në urën e Ibrit. Sipas të tij, ai nuk ka pasur asnjë raport paraprak me Shehollin dhe e ka takuar për herë të parë pikërisht atë mbrëmje.

“Kam shkuar në restorantin ‘Ura’, ku ndodheshin disa analistë. Shehollin për herë të parë e kam njohur aty, si analist politik dhe asgjë tjetër. Kjo ka qenë edhe hera e fundit kur jam takuar me të,” tha ai.

Deputeti shtoi se fotografia është publikuar e prerë, për ta paraqitur situatën jashtë kontekstit.

“E di se kjo foto është bërë me një qëllim të qartë, sepse asnjëherë nuk është postuar si e plotë, por vetëm e prerë dhe ekskluzivisht në profilin e Fatmir Shehollit, ashtu siç i ka konvenuar atij,” theksoi Bahtiri.

Sa i përket fotografisë me Rakiqin, Bahtiri tha se ajo është realizuar në vitin 2018, kur ai ishte kryetar i Mitrovicës së Jugut, ndërsa Rakiqi i Mitrovicës së Veriut. Takimi, sipas tij, ka ndodhur vetëm për arsye zyrtare dhe me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

“Me presionin dhe ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, jemi takuar për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Fotoja është bërë në urën e Ibrit gjatë vizitës së Admiral FOGGO III dhe gjeneral major CUOCI,” shpjegoi ai.

Bahtiri mohoi kategorikisht që të ketë pasur ndonjëherë raport shoqëror me Rakiqin.

“Kurrë nuk jam takuar miqësisht me të, kurrë nuk kam ngrënë dreka e darka në hotele e villa. Sepse unë kurrë nuk jam si ata. Dhe kurrë nuk do të jem,” u shpreh ai.

“Qytetarët e dinë kush jam”

Në fund të reagimit, deputeti tha se qytetarët e njohin mirë karakterin dhe parimet e tij.

“Qytetarët që më njohin, e dinë se kush jam unë, çfarë interesash përfaqësoj dhe sa kam konsideratë e respekt për familjet e dëshmorëve,” shtoi Bahtiri.

Ai paralajmëroi se “e vërteta do të dalë në shesh” dhe se është i gatshëm të përballet publikisht me kundërshtarët e tij politikë.

“Do të vijë koha kur në shesh do të dalë gjithçka, qartë dhe mirë. Nuk ka djalë nëne që më fut mua në thes me juve,” përfundoi Bahtiri.

Tags: Agim BahtirireagimVV
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Plagosja në Fushë Kosovë, Policia jep detaje

Ymeri mohon marrëveshje mes Kurtit dhe Abdixhikut: Besoni vetëm qëndrimet zyrtare të LDK-së

Ymeri mohon marrëveshje mes Kurtit dhe Abdixhikut: Besoni vetëm qëndrimet zyrtare të LDK-së

Mehmeti: PD nuk e dëshiron me të vërtetë rënien e Edi Ramës, ata e luftojnë protestën

Mehmeti: PD nuk e dëshiron me të vërtetë rënien e Edi Ramës, ata e luftojnë protestën

Begaj në Kiev: Shqipëria, e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën

Begaj në Kiev: Shqipëria, e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Motra e Dua Lipës shkëlqen në bashkëpunimin e ri, marka e njohur i beson një rol kyç

Motra e Dua Lipës shkëlqen në bashkëpunimin e ri, marka e njohur i beson një rol kyç

Franca miraton vdekjen e asistuar për pacientët me sëmundje të pashërueshme

Franca miraton vdekjen e asistuar për pacientët me sëmundje të pashërueshme

Argjentina me përmbysje mposht Anglinë, siguron finalen

Argjentina me përmbysje mposht Anglinë, siguron finalen

Si ta bllokoni Meta AI që të mos përdorë fotografitë tuaja nga Instagrami?

Si ta bllokoni Meta AI që të mos përdorë fotografitë tuaja nga Instagrami?

BE: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

BE: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën