Sot parashikohet të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve. Ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, pritet të përkeqësohet gjendja nga vërshimet, sidomos në ato zona të cilat janë goditur tashmë, njofton MeteoKosova.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 5-29 km/h.







