TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hamza: Koha e fjalëve ka përfunduar, Kosova meriton qeveri që punon

by tëvë1
4 orë ago
1
A A
Hamza: Koha e fjalëve ka përfunduar, Kosova meriton qeveri që punon

Kandidati për kryetar të PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se PDK është shtëpia e të gjithëve.

Në fjalimin e tij në konventën zgjedhore ka ai ka thënë se bashkimi është forca e kësaj partie.

“Ka ende shumë për të bërë. Kemi shumë për të përmirësuar. Ne të gjithë kemi kaluar faza të vështira. Kemi pasur mendime të ndryshme dhe momente që na kanë larguar. Dhe kjo është normale në çdo familje politike. E rëndësishme është që sot jemi këtu me vullnet për të dëgjuar, për të kuptuar dhe për t’u afruar. Sepse, forca jonë qëndron në aftësinë për ta transformuar çdo sfidë në mundësi. Në aftësinë për ta kthyer çdo dallim në pasuri të përbashkët. Besimin dhe unitetin duhet ta forcojmë. Dhe idealet që na bashkuan dikur, janë po ato që na udhëheqin edhe sot. Bashkimi nuk kërkon të mendojmë njësoj. Bashkimi kërkon të punojmë me njëri-tjetrin, me respekt, me përgjegjësi dhe me qëllimin e përbashkët për të ecur përpara”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ndajnë histori, përgjegjësi dhe një mision të madh.

“Unë do të flas gjithmonë me sinqeritetin që e meritoni. Asnjë institucion, asnjë organizatë dhe asnjë prej nesh nuk është i pagabueshëm. Gabimet janë pjesë e rrugës, por rritja vjen nga reflektimi dhe nga përkushtimi për ta bërë më mirë. Ne kemi mësuar shumë. Dhe jemi gati të ndërtojmë edhe më shumë. Ambicia jonë duhet të jetë gjithmonë e përbashkët. Dhe kjo ambicie është për ta forcuar partinë, ekipin dhe vendin tonë. Prandaj, sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për njëri-tjetrin. Kemi nevojë për t’u mbështetur, për t’u respektuar dhe për të mos e humbur askënd nga rruga jonë. Sepse, ata që kanë dhënë shumë për këtë parti, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, ata që i respektojmë dhe i duam, presin prej nesh vetëm një gjë: të jemi të bashkuar. Të ecim përpara si një ekip. Dhe të dëshmojmë se bashkë mund të arrijmë gjithçka”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se koha e fjalëve ka përfunduar dhe se Kosova meriton qeveri që punon.

“Kosova meriton qeverisje të mirë, institucione të forta, ekonomi të qëndrueshme, diplomaci aktive, efikase dhe efektive, arsim dhe shëndetësi cilësore, drejtësi të pavarur dhe investime në siguri. Këto nuk janë dëshira të ditës, por detyrime për ne”, ka thënë ai.

Përveç një kandidature, Hamza u ka thënë delegatëve se sot votojnë edhe për një vizion të ri qeverisës.

“Ju sot votoni më shumë sesa për një kryetar .Votoni për një qeveri të punës dhe jo të propagandës. Për institucione që funksionojnë, ministra profesionistë dhe logjikë shtetformuese. Ju sot votoni për ekonomi që zhvillon prodhimin vendor, rrit punësimin dhe rrit pagat. Për rritje të investimeve kapitale, parashikueshmëri fiskale dhe partneritet me bizneset Ju sot votoni për sistem drejtësie të pavarur, transparent dhe të pakorruptueshëm. Sepse, drejtësinë ne e mbështesim, nuk e udhëzojmë. E forcojmë, nuk e ndikojmë. Ju sot votoni edhe për Kosovën euroatlantike, me integrim në BE e NATO, me partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me forcim të sigurisë kombëtare .Ju sot votoni edhe për unitetin politik në çështjet e shtetit. Ne mund të garojmë si parti të ndryshme për ta qeverisur vendin, por në interesat shtetërore jemi bashkë. Natyrisht, me PDK-në të parën”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se koha e fjalëve të mëdha dhe rezultateve të vogla në qeverisje ka përfunduar.

“Koha e polarizimit ka përfunduar. Kosova ka nevojë për qetësi politike dhe për qeveri që punon. Ne jemi gati ta marrim këtë përgjegjësi. Jo si individë, por si ekip. Jo për interes, por me mision”, ka thënë Hamza në fjalimin e tij.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bedri Hamza merr “timonin” e PDK-së – Hoxhaj e cilëson garë jodemokratike

Bedri Hamza merr “timonin” e PDK-së – Hoxhaj e cilëson garë jodemokratike

Kosova gati për Zvicrën, Foda dhe Hajdari kërkojnë trepikësh

Kosova gati për Zvicrën, Foda dhe Hajdari kërkojnë trepikësh

Prapaskenat e Konventës së PDK-së, Enver Hoxhaj i pakënaqur që nuk iu plotësua dëshira

Prapaskenat e Konventës së PDK-së, Enver Hoxhaj i pakënaqur që nuk iu plotësua dëshira

Eurodeputeti austriak kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

Eurodeputeti austriak kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

Asllani flet për formën e mirë

Bayerni insiston për Fisnik Asllanin

Bedri Hamza merr “timonin” e PDK-së – Hoxhaj e cilëson garë jodemokratike

Bedri Hamza merr “timonin” e PDK-së – Hoxhaj e cilëson garë jodemokratike

Kosova gati për Zvicrën, Foda dhe Hajdari kërkojnë trepikësh

Kosova gati për Zvicrën, Foda dhe Hajdari kërkojnë trepikësh

Asani dhe Asllani fitojnë një vend në podium për golat më të bukur në kualifikueset e “Euro 2024”

Asllani, lojtari i vetëm i pazëvendësueshëm te Shqipëria

Zvicra zbulon lojtarët kundër Kosovës, Xhaka udhëheq helvetikët në Prishtinë

Xhaka ka porosi para ndeshjes me “Dardanët”

Prapaskenat e Konventës së PDK-së, Enver Hoxhaj i pakënaqur që nuk iu plotësua dëshira

Prapaskenat e Konventës së PDK-së, Enver Hoxhaj i pakënaqur që nuk iu plotësua dëshira

Kosova mbanë stërvitjen e fundit, mungon Rexhbeçaj

Katër lojtar të Kosovës rrezikojnë “play-offin”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën