Partia Demokratike e Kosovës sot mban konventën zgjedhore ku do të zgjedhet kryetari i ri i partisë.
Punimet e konventës do nisin nga ora 16:30.
Bedri Hamza është i vetmi i cili deri më tash ka shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së.
Ndërsa, Enver Hoxhaj i përfolur si kandidat i mundshëm ka kërkuar që mbajtja e konventës të shtysh.
Ndërsa, kjo është kundërshtuar nga sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila kishte thënë se statuti i partisë parasheh që konventa të mbahet 5 ditë pas dorëheqjes së kryetarit.
Memli Krasniqi të enjten dha dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së.









