TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK dorëzon ankesë në Supreme ndaj vendimit të PZAP për mospërsëritje të votimit në Mitrovicë

by teve1
9 muaj ago
1
A A
PDK dorëzon ankesë në Supreme ndaj vendimit të PZAP për mospërsëritje të votimit në Mitrovicë

Partia Demokratike e Kosovës të dielën ka dorëzuar ankesën në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, duke kundërshtuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili refuzoi kërkesën për përsëritjen e votimit në Mitrovicë.

Në njoftim thuhet se PDK-ja ka vlerësuar se vendimi i PZAP-së është i gabuar dhe nuk pasqyron realitetin e parregullsive të evidentuara në qendrat e votimit në këtë komunë.

“Provat e paraqitura tregojnë qartë se procesi është cenuar dhe se vullneti i qytetarëve është ndryshuar”, thuhet në njoftim.

Me kërkesën drejtuar Gjykatës Supreme, PDK-ja kërkon shqyrtim të plotë të çështjes dhe marrjen e një vendimi që garanton integritetin e procesit zgjedhor dhe respektimin e votës së qytetarëve të Mitrovicës.

“Partia Demokratike e Kosovës thekson se do të vazhdojë me vendosmëri rrugën ligjore deri në sqarimin dhe korrigjimin e çdo parregullsie, duke mbrojtur votën e lirë dhe proceset demokratike në vend”, theksohet në njoftim.

Sipas PDK-së, në Komunën e Mitrovicës, vetëm rivotimi u bën drejtësi qytetarëve.

“Në këtë drejtim, PDK nuk do të ndalet”, thuhet në fund të njoftimit.

Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës që të ketë përsëritje të procesit zgjedhor në Mitrovicë të Jugut.

PZAP-ja e ka cilësuar të pabazë ankesën duke thënë se ankuesi nuk ka prezantuar prova për t’i dëshmuar parregullsitë dhe se pas hetimeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rezultuar që numri i të gjitha fletëvotimeve të vlefshme, të pavlefshme dhe të dëmtuara përputhet me numrin e fletëvotimeve të pranuara nga Këshilli i Vendvotimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qalaj për zërat brenda partisë për koalicion me LVV-në: PDK-ja ka qëndrim të qartë, do të jemi në opozitë

Qalaj për zërat brenda partisë për koalicion me LVV-në: PDK-ja ka qëndrim të qartë, do të jemi në opozitë

Manaj: Vendimi i LDK-së ndërlidhet edhe me tensionet e krijuara në Kuvend

Manaj: Vendimi i LDK-së ndërlidhet edhe me tensionet e krijuara në Kuvend

LDK vazhdon në opozitë, Abdixhiku: Jo president karate

LDK vazhdon në opozitë, Abdixhiku: Jo president karate

Maloku: Osmani ka humbur hapin politik dhe nuk është më faktor në formimin e institucioneve

“InfoNata” 13.08.2026

“InfoNata” 13.08.2026

38 vatra zjarri në Shqipëri, përmirësohet situata në Krujë

38 vatra zjarri në Shqipëri, përmirësohet situata në Krujë

LDK vazhdon në opozitë, Abdixhiku: Jo president karate

LDK vazhdon në opozitë, Abdixhiku: Jo president karate

Drita siguron kualifikimin në “play-off” të UEFA Conference League!

Drita siguron kualifikimin në “play-off” të UEFA Conference League!

Drita në play-off të Ligës së Konferencës

Drita në play-off të Ligës së Konferencës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën