Një veturë është përfshirë nga flakët mëngjesin e së premtes në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Lexues të Tëvë1 kanë dërguar pamje në redaksi, ku shihet duke dalë një sasi e madhe tymi nga automjeti.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij incidenti.
Tëvë1 ka tentuar të kontaktojë me organet e rendit dhe është ende në pritje të një konfirmimi zyrtar.








