TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Punëtorët e RTK-së protestojnë për pagat, paralajmërojnë grevë nga e hëna

by teve1
3 orë ago
0
A A
Punëtorët e RTK-së protestojnë për pagat, paralajmërojnë grevë nga e hëna

Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës kanë mbajtur sot protestën e tretë për këtë vit, duke kërkuar pagat e tyre që ende nuk i kanë marrë.

Gëzim Bimbashi tha se kjo është protesta e tretë për këtë vit, por për fat të keq asgjë nuk ka ndryshuar nga hera e kaluar.

Ai shtoi se gjendja në RTK është përkeqësuar, institucionet po heshtin dhe mbi 700 familje të punonjësve po përballen me vështirësi ekonomike.

Bimbashi kërkoi nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të ndërhyjë menjëherë për ta zgjidhur situatën.

“Kjo është protesta jonë e 3-të për këtë vit dhe për fat të keq nuk ka ndryshuar asgjë nga hera e kaluar, gjendja në RTK është përkeqësuar ndërsa institucionet vazhdojnë të heshtin mbi 700 familje të punonjësve tanë në RTK po përballen çdo ditë me problemet me mbijetesë, presione nga bankat vështirësi për t’i paguar faturat e energjisë ankth i përditshëm për të ardhmen kjo nuk është më krizë ekonomike është krizë e identitetit. Mos i fusni punëtorët e RTK-së në beteja politike ne nuk jemi pjesë e asnjë partie jemi puntorë, kërkojmë atë që na takon me ligj, deri më sot kemi dëgjuar vetëm deklarata, por asnjë veprim konkret, prandaj i bëjmë thirrje publike kryeministrit në detyrë, Kurti që të veproj ashtu si herën e kaluar dhe të mundësojë zgjidhjen e menjëhershme të situatës. Greva do të filloj nga dita e hënë në të gjithë Radio Televizionin e Kosovës, greva do të fillojë nga ora 11:00 deri në orën 12:00. Kërkojmë nga kolegët e RTK-së që nga kjo orë të mos punohet asgjë. Ka kolegë tonë të cilët nuk po munden të vijnë në punë sepse nuk ka financa e pa financa nuk munden as të lëvizin vijnë nga Mitrovica nga Gjilani nga e gjithë Kosova…. Situatë më të rënduar në televizionin e RTK-së nuk ka pasur ndonjëherë”, tha Gëzim Bimbashi.

Fisnik Dërguti, anëtar i kryesisë, tha se sot punëtorët e RTK-së nuk kërkojnë luks apo privilegje, por vetëm atë që u takon, pagën për punën që bëjnë.

Ai i bëri thirrje institucioneve dhe kryeministrit në detyrë që të dëgjojnë zërin dhe shqetësimet e punëtorëve.

Rrahman Jasharaj nga SBASHK tha se kryeministri dhe ministri i Financave po tregojnë të njëjtin inat ndaj punëtorëve të RTK-së si në shtator ndaj tyre.

Ai theksoi se ashtu siç u gjetën para për studentët dhe pensionistët, duhet të gjenden edhe për RTK-në dhe 700 punëtorët e saj.

Sipas tij, kërkesa për pagë nuk është privilegj, por e drejtë themelore, sepse pa pagë është e vështirë të përballesh me jetesën dhe çmimet e larta.

“Unë po them mirë që u gjetën parat për studentë, mirë që u gjetën parat për pensionistët në këtë mënyrë është dashur të gjinden edhe për RTK-në dhe 700 punëtorët e tyre. Mos gjetja e mjeteve të tyre tregon se kryeministri dhe ministri i Financave kanë inatin që e kanë bërë edhe ndaj nesh në shtator…Të kërkosh pagë nuk është privilegj nuk është lutje për të jetuar. Pa pagë është vështirë të përballet një punëtor nga këtu me çmime kaq të larta ju priftë e mbara SBASHK-u do të jetë gjithmonë me ju”, tha ai.

Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) kanë dalë sot sërish në protestë para ndërtesës së televizionit publik, duke kërkuar pagesën e pagave të prapambetura dhe respektimin e të drejtave të tyre ligjore.

Kjo është protesta e tretë për këtë vit, ndërsa, sipas punëtorëve, gjendja ekonomike dhe menaxheriale në institucion është përkeqësuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Murati: Me nivelin e mbështetjes ndaj qytetarëve krahasohemi edhe me shtete si Franca e Austria

Murati paralajmëron padi ndaj Ramës, thotë se po shpif për buxhetin e kryeqytetit

Maqedonci: Forcimi i sigurisë kibernetike, domosdoshmëri kombëtare

Maqedonci: Forcimi i sigurisë kibernetike, domosdoshmëri kombëtare

Komuna e Prishtinës kërkon sërish zhbllokimin e buxhetit nga Ministria e Financave

Komuna e Prishtinës kërkon sërish zhbllokimin e buxhetit nga Ministria e Financave

Osmani takon Hargreaves, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Osmani takon Hargreaves, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Spanja urdhëron kufizimin e shpendëve në natyrë për shkak të rrezikut nga gripi i shpendëve

Spanja urdhëron kufizimin e shpendëve në natyrë për shkak të rrezikut nga gripi i shpendëve

Murati: Me nivelin e mbështetjes ndaj qytetarëve krahasohemi edhe me shtete si Franca e Austria

Murati paralajmëron padi ndaj Ramës, thotë se po shpif për buxhetin e kryeqytetit

Publikohen mijëra email-e të Jeffrey Epstein me figura të njohura politike dhe mediatike

Publikohen mijëra email-e të Jeffrey Epstein me figura të njohura politike dhe mediatike

Izraeli vret 46 persona në Gaza, pavarësisht thirrjes së Trump për ndaljen e bombardimeve

Zyra e Mediave në Gaza: Izraeli ka shkelur armëpushimin 282 herë

“Ditari” 13.11.2025

“Ditari” 13.11.2025

Google paralajmëron: Wi-Fi publik mund të rrezikojë llogaritë tuaja bankare

Google paralajmëron: Wi-Fi publik mund të rrezikojë llogaritë tuaja bankare

Rama: Italia do të udhëheqë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në

Rama: Italia do të udhëheqë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën