TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Michael Durkee: Shqiptarët e Kosovës pas luftës ndiheshin të tradhtuar

by Tëvë1
3 orë ago
1
A A
Michael Durkee: Shqiptarët e Kosovës pas luftës ndiheshin të tradhtuar

Ish-këshilltari i gjeneralit amerikan Wesley Clark, Michael Durkee, ka vazhduar sot dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ku foli për periudhën e pasluftës dhe situatën në Kosovë në vitet 1999–2000.

Durkee u paraqit për herë të parë para trupit gjykues pasditen e së mërkurës, ndërsa dëshmia e tij u vazhdua edhe të enjten. Ai foli gjerësisht për perceptimin e UNMIK-ut dhe KFOR-it lidhur me kthimin e refugjatëve shqiptarë pas përfundimit të luftës.

“Perceptimi im, por edhe i UNMIK-ut dhe KFOR-it, ishte që refugjatët që po ktheheshin – të dëbuar nga forcat e Millosheviqit gjatë dimrit të egër të viteve ’98–’99 – po gjenin shtëpitë dhe pronat e tyre të shkatërruara. Miqtë, shokët dhe fqinjët nuk ishin më aty. Kishte nivele të ndryshme të shkatërrimit të jetës së përditshme të shqiptarëve të Kosovës. Shumë prej tyre reaguan me ndjenja hakmarrjeje dhe mëri,” tha Durkee.

Sipas tij, shqiptarët që u kthyen pas luftës ndiheshin të tradhtuar nga njerëzit me të cilët kishin jetuar bashkë para konfliktit.

“Ata ndiheshin se ishin tradhtuar dhe viktimizuar nga persona që ishin rritur bashkë me ta,” shtoi ai.

Durkee tha se pas përfundimit të luftës, në Kosovë kishin filluar të funksiononin disa grupe kriminale që kishin ekzistuar edhe më parë dhe nuk kishin lidhje të drejtpërdrejtë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Sipas mendimit tim, disa prej këtyre grupeve kriminale kishin ekzistuar shumë kohë para nisjes së luftës. Dhuna që ndodhi pas luftës nuk lidhej domosdoshmërisht me luftën, por me konflikte mes grupeve armiqësore që përpiqeshin të zgjeronin ndikimin e tyre,” u shpreh ai, duke iu referuar informacioneve nga pjesëtarë të KFOR-it dhe UNMIK-ut.

Ai foli edhe për Kanunin shqiptar, duke theksuar se tradita e nderit personal dhe gjakmarrjes ka pasur ndikim në disa prej sjelljeve të individëve në periudhën e pasluftës.

“Duhet bërë dallimi dhe t’i referohemi traditës së Kanunit, idesë së nderit personal dhe mbrojtjes së familjes. Në historinë e Kanunit, disa prej këtyre hakmarrjeve kanë zanafillë shumë breza më parë,” tha Durkee.

Në vazhdim të dëshmisë, ish-këshilltari i Clark tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte një strukturë të plotë komanduese dhe se komandantët lokalë vepronin në mënyrë të pavarur.

“Komandantët e zonave operative kishin autonomi të konsiderueshme dhe vepronin sipas gjykimit të tyre. Nuk kishte një zinxhir të konsoliduar komande në kuptimin e koordinimit të autoritetit, si në ushtritë perëndimore,” sqaroi ai.

I pyetur nga mbrojtja nëse Hashim Thaçi kishte mundësi të ndalonte aktet e dhunës në atë kohë, Durkee u përgjigj:

“Nuk kishte Hashim Thaçi kompetencë dhe autoritet për të ndaluar dhunën në atë kohë. Struktura e komandës ishte ende në përpjekje për t’u konsoliduar, ndërsa UÇK-ja po punonte me KFOR-in për procesin e demilitarizimit.”

Në fund të dëshmisë, Durkee theksoi se qëllimi kryesor i udhëheqësve të atëhershëm të UÇK-së ishte pavarësia e vendit.

“Siç e kemi mësuar që në takimin e parë me zotin Thaçi dhe të tjerët, objektivi i tyre kryesor ishte krijimi i një shteti të pavarur të Kosovës,” deklaroi ai.

Tags: deshmiaish kreret uck-seTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kamberi: Diskriminimi ndaj shqiptarëve është sistematik dhe i organizuar

Kamberi: Diskriminimi ndaj shqiptarëve është sistematik dhe i organizuar

Michael Durkee, dëshmitari i gjashtë i Thaçit vazhdon dëshmimë në Speciale

Ish-këshilltari i Wesley Clark përfundon dëshminë në Hagë

​Fillon punën Komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve të Mitrovicës së Jugut

​Fillon punën Komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve të Mitrovicës së Jugut

Bedri Hamza pasardhës i Memli Krasniqit në PDK?- flet Hysen Berisha

Bedri Hamza pasardhës i Memli Krasniqit në PDK?- flet Hysen Berisha

Trump nënshkruan projektligjin për financimin e qeverisë pas një bllokade 430-ditore

Skandale korrupsioni në qeverinë ukrainase ndërsa Zelensky shkarkon dy ministra

Skandale korrupsioni në qeverinë ukrainase ndërsa Zelensky shkarkon dy ministra

Rama mbërrin në Romë, pritet nga Meloni

Rama mbërrin në Romë, pritet nga Meloni

Bedri Hamza pasardhës i Memli Krasniqit në PDK?- flet Hysen Berisha

Bedri Hamza pasardhës i Memli Krasniqit në PDK?- flet Hysen Berisha

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën