TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Apple lançon një xhep për Iphone-in tuaj

by teve1
4 muaj ago
0
A A
Apple lançon një xhep për Iphone-in tuaj

Apple dhe dizenjuesi japonez Issey Miyake kanë nxjerr në treg iPhone Pocket, një aksesor inovativ dhe intersant për iPhone, i frymëzuar nga koncepti i “një cope tulle”.

Ky produkt gërsheton kombinon stilin ikonik të markës me funksionalitetin e përditshëm.

iPhone Pocket ka një ndërtim unik prej rrjete 3D e projektuar për t’iu përshtatur çdo përmase të iPhone dhe artikujve të vegjël xhepi.

I lindur nga ideja e krijimit të një xhepi shtesë, dizajni i tij i thjeshtë e mbledh plotësisht iPhone-in, duke u zgjeruar për t’iu përshtatur artikujve të tjerë të përditshëm.

Kur shtrihet, pëlhura prej rrjete zbulon në mënyrë delikate përmbajtjen e saj, duke u lejuar përdoruesve të shohin ekranin e telefonit.

iPhone Pocket mund të vishet në mënyra të ndryshme; në dorë, i lidhur me një çantë ose thjesht si “cross body” si një cantë.

Ai vjen në dy variante. Modeli me rrip të shkurtër është i disponueshëm në tetë ngjyra (limon, mandarinë, vjollcë, rozë, pavone, safir, kanellë dhe të zezë), çmimi 149,95 dollarë.

Ndërkaq, ka kaluar më shumë se një muaj që kur Apple prezantoi serinë e re të smartfonëve dhe rezultatet më të fundit të shitjeve tregojnë se iPhone 17 është duke bërë namin.

Sipas një raporti të ri nga kompania analitike Counterpoint, kërkesa për modelet e reja është ndjeshëm më e lartë krahasuar me paraardhësit e tyre.

Të dhënat tregojnë se seria iPhone 17, në dhjetë ditët e para të disponueshmërisë së saj në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara, e ka tejkaluar shitjen e serisë iPhone 16 me një rritje mbresëlënëse prej 14 për qind.

Analiza tregon se modelet premium, iPhone 17 Pro dhe 17 Pro Max, kanë shënuar një rritje shitjesh prej rreth 12 për qind në krahasim me modelet Pro të vitit të kaluar.

Edhe më befasues është modeli bazë, iPhone 17, i cili ka rezultuar të jetë 31 për qind më i kërkuar sesa paraardhësi i tij, iPhone 16.

Anëtari i katërt i familjes së re, iPhone Air, gjithashtu po shitet më mirë se modeli që e zëvendëson, iPhone 16 Plus.

Analistët e Counterpoint theksojnë një prirje interesante si një nga faktorët kryesorë që po e nxit kërkesën. Bëhet fjalë për “blerësit nga periudha e COVID-19”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Meta teston lidhjet e klikueshme në përshkrimet e postimeve në Instagram

Meta teston lidhjet e klikueshme në përshkrimet e postimeve në Instagram

​IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’

​IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’

Samsung prezanton funksionin “Inactivity Restart”

Samsung prezanton funksionin “Inactivity Restart”

Mbi 20 vetura të reja nga Grupi Volkswagen po vijnë – cilat janë ato?

Mbi 20 vetura të reja nga Grupi Volkswagen po vijnë – cilat janë ato?

Trump thotë se SHBA-ja e ka goditur ishullin Harg, zotohet për mbrojtjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit

Trump thotë se SHBA-ja e ka goditur ishullin Harg, zotohet për mbrojtjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit

Protestë e paralajmëruar afër Jarinjës, QKMK apelon për shmangie të qarkullimit

Për shkak të protestës në Serbi bllokohet qarkullimi i veturave në Jarinjë

​Qytetarët thonë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë

​Qytetarët thonë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë

Rrathët e errët nën sy, kur janë normale dhe kur fshehin një problem shëndetësor?

Rrathët e errët nën sy, kur janë normale dhe kur fshehin një problem shëndetësor?

Vdes filozofi dhe sociologu gjerman, Jurgen Habermas

Vdes filozofi dhe sociologu gjerman, Jurgen Habermas

Haradinaj-Kurtit: Me strukturat paralele po bashkëpunon, e me shqiptarët bllokada e rrëmujë

Haradinaj-Kurtit: Me strukturat paralele po bashkëpunon, e me shqiptarët bllokada e rrëmujë

Ulutash: Mandati i KFOR-it në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Ulutash: Mandati i KFOR-it në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën