TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Japonia arrin mrekullinë e shndërrimit të ujit të kripur në energji

by teve1
3 muaj ago
0
A A
Japonia arrin mrekullinë e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Në përpjekjen globale për të ulur varësinë nga karburantet fosile, Japonia ka bërë një hap historik drejt energjisë së pastër.

Muajin e kaluar, vendi aziatik inauguroi në Fukuoka centralin e parë të energjisë “osmoticë”, duke u bërë shteti i dytë në botë që investon në këtë teknologji, pas Danimarkës, e cila hapi të parën në vitin 2023.

Energjia “osmoticë”, e njohur edhe si “energji blu”, prodhohet nga përzierja e ujit të ëmbël me ujin e kripur përmes një membrane gjysmëpërshkuese.

Ky proces gjeneron presion që lëviz turbina për të prodhuar elektricitet.

Me këtë sistem, Japonia synon të prodhojë rreth 880 mijë kilovat orë në vit, energji e mjaftueshme për të furnizuar afërsisht 300 familje.

Fillimisht, centrali do të përdoret për të siguruar energji për impiantin e desalinizimit të Fukuokës, që furnizon me ujë të pijshëm zonat përreth.

Ekspertët theksojnë se kjo lloj energjie ka avantazhin e prodhimit të pandërprerë, pasi nuk ndikohet nga klima apo drita e diellit, si në rastin e energjisë diellore apo eolike.

Për më tepër, nuk lëshon emetime të drejtpërdrejta të CO₂.

Megjithatë, sfidat teknike mbeten.

Sipas inxhinieres Sandra Kentish nga Universiteti i Melburnit, humbjet e energjisë gjatë pompimit dhe kalimit të ujit në membrana janë ende të konsiderueshme.

Pavarësisht pengesave, studiuesit besojnë se nëse potenciali i saj shfrytëzohet në grykëderdhjet e lumenjve të mëdhenj, kjo energji mund të mbulojë deri në 40% të kërkesës globale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Meta, TikTok dhe YouTube në gjyq: Akuzohen për varësinë e të rinjve nga rrjetet sociale

Meta, TikTok dhe YouTube në gjyq: Akuzohen për varësinë e të rinjve nga rrjetet sociale

Përdorimi falas i ChatGPT drejt fundit: OpenAI trgon ndryshime të mëdha

Përdorimi falas i ChatGPT drejt fundit: OpenAI trgon ndryshime të mëdha

TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

Si po e ndryshon botën e punës Inteligjenca Artificiale?

Si po e ndryshon botën e punës Inteligjenca Artificiale?

Spahiu: Skandaloze për sigurinë nëse lajmi për dronin “Skifteri K1” rezulton i rremë

Spahiu: Skandaloze për sigurinë nëse lajmi për dronin “Skifteri K1” rezulton i rremë

Kryetari i Lipjanit shpreh ngushëllime për vdekjen e të miturit nga Lipjani: Dhimbje e madhe për familjen, shkollën dhe komunën

Kryetari i Lipjanit shpreh ngushëllime për vdekjen e të miturit nga Lipjani: Dhimbje e madhe për familjen, shkollën dhe komunën

U prezantua si Veton Elshani – mashtruesi ia merr 1 mijë euro qytetarit nga Zubin-Potoku

Elshani jep detaje për konfiskimin e armëve dhe 140 kilogramë eksploziv në veri

“Info Nata”- 27.01.2026

“Info Nata”- 27.01.2026

Pse pakica shqiptare është më e diskriminuara ndër pakicat në Serbi?-flet Ardita Sinani

Pse pakica shqiptare është më e diskriminuara ndër pakicat në Serbi?-flet Ardita Sinani

Kim Kardashian: E përdora Britney Spears për t’u bërë e famshme

Kim Kardashian: E përdora Britney Spears për t’u bërë e famshme

Therret me thikë një person në Prishtinë

Vdes nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën