TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sallahu kërkon përjashtimin e kryeprokurorit Njazi Rexha nga rasti në Mitrovicë të Jugut

by tëvë1
3 orë ago
3
A A
Sallahu: Serbia duhet të fajësohet për sulmin në Banjskë

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sllahu ka kërkuar zyrtarisht që Kryeprokurori i Prokurorisë në Mitrovicë, Njazi Rexha të përjashtohet nga rasti ku po hetohet për manipulim të votave.

Ai kërkesën e ka drejtuar te ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi

Sallahu ka thënë se arsyeja e kërkesës është për shkak të ekzistimit të kërkesës së konfliktit të interesit.

Postimi i plotë:

Posa e nisa shkresën drejtuar U.D Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, nga i cili kam kërkuar që në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë z. Njazi Rexha, të ndërmerren këto masa:

  1. Të përjashtoni zyrtarin në fjalë, Kryeprokurorin Rexha, nga trajtimi i mëtutjeshëm i rastit, për shkak të ekzistimit të konfliktit të interesit, në përputhje me Nenin 19 paragrafin 2 të Ligjit nr. 06/l -011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik. Gjithashtu, vlerësoj që përjashtimi i Prokurorit të rastit, ka bazë edhe në Nenin 43 të Kodit të Procedurës Penale NR. 08/L-032, meqë ekzistimi i konfliktit të interesit është një nga bazat e cekura në Kod për këtë përjashtim;
  2. Të nxjerrni vendim me shkrim për të marrë nën juridiksionin tuaj këtë rast, me qellim të zhvillimit efikas të procedurës si dhe për arsye të shmangies së konfliktit të interesit nga Zyrtari i lartpërmendur. (në përputhje me Nenin 20, paragrafët 2 dhe 3 të Ligjit për Prokurorin e Shtetit); dhe,
  3. Të shqyrtoni ankesën për shkeljen disiplinore të përmendur në këtë shkresë nga Kryeprokurori Rexha dhe të kërkoni nga Këshilli Prokurorial i Kosovës fillimin e hetimeve disiplinore në përputhje me Nenin 12 paragrafin 2 të Ligjit nr. 06/L–057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, si dhe të ndërmerren hetimet e nevojshme për konstatimin lidhur me përgjegjësinë penale të zyrtarit në fjalë nga Neni 417 i Kodit Penal të Kosovës nr. 06/L-074.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis numërimi i votave në Mitrovicë pas vendimit të Prokurorisë, përkundër dyshimeve

Nis numërimi i votave në Mitrovicë pas vendimit të Prokurorisë, përkundër dyshimeve

Hill për takimin me Thaçin në Dragobil: Nuk e la përshtypjen e një luftëtari

Hill për takimin me Thaçin në Dragobil: Nuk e la përshtypjen e një luftëtari

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Vërmicë për keqpërdorim të pozitës

IPK: Zyrtarët policorë dyshohet se shkelën procedurat e Planit Operativ në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë

Tri raste të kontrabandës ndalohen në Vërmicë – Dogana sekuestron mallra të padeklaruara

Tri raste të kontrabandës ndalohen në Vërmicë – Dogana sekuestron mallra të padeklaruara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën