TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çka ndodhi mbrëmë me numërimin e votave në Mitrovicë të Jugut?

by TËVË 1
7 muaj ago
2
A A
Çka ndodhi mbrëmë me numërimin e votave në Mitrovicë të Jugut?

Procesi i numërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicën e Jugut u ndërpre mbrëmë për shkak të dyshimeve për manipulim dhe keqpërdorim të fletëvotimeve.

Dyshimet janë ngritur lidhur me fletëvotimet që nuk përputheshin me vendvotimet ku ato ishin dorëzuar.

Zyrtarët e partive politike në QKN-në e Mitrovicës kanë evidentuar këtë parregullsi dhe kanë kërkuar hetimin e situatës.

Në një reagim zyrtar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka sqaruar se fletëvotimet e dyshuara janë rezultat i një gabimi teknik gjatë shtypjes së tyre, dhe jo një manipulim të qëllimshëm. Sipas KQZ-së, problemi ka lindur për shkak të një gabimi në kodin e vendvotimit, që ka shkaktuar konfuzion mes fletëvotimeve dhe qendrave të votimit.

“Pas shqetësimeve të ngritura në opinion lidhur me zhvillimet në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicën e Jugut, KQZ sqaron se gabimi ka ndodhur për shkak të një disfunksioni teknik gjatë shtypjes së fletëvotimeve, ku ka pasur paqartësi në lidhje me kodin e vendvotimit”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar ndërprerjen e përkohshme të procesit të numërimit të votave, për të mundësuar një hetim të plotë mbi pretendimet e parregullsive.

Prokuroria njoftoi se ndërprerja ka ardhur pas raportimeve të komisionerëve për numra serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, të cilat mund të kenë lindur nga një gabim teknik ose mund të jenë pasojë e një manipulimi të mundshëm.

“Për të shmangur çdo dyshim, procesi i numërimit do të qëndrojë i pezulluar deri në marrjen e një përgjigjeje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletëvotimet. Në varësi të rezultatave të hetimit, do të merren masat përkatëse”, tha Prokuroria në një deklaratë. /teve1.info/

Tags: Mitrovicë e JugutTeve1zgjedhjet lokale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Numërohen gati gjysma e votave, ja kush janë kandidatët më të votuar

Numërohen gati gjysma e votave, ja kush janë kandidatët më të votuar

Mustafa: Opozita po reflekton pse vota e abstenimit ndaj LVV-së nuk shkoi tek ajo

Mustafa: Opozita po reflekton pse vota e abstenimit ndaj LVV-së nuk shkoi tek ajo

Operacionet “White Star” dhe “Mega”, të mbështetura nga FBI-ja dhe Europoli, çojnë në arrestimin e tetë personave

Operacionet “White Star” dhe “Mega”, të mbështetura nga FBI-ja dhe Europoli, çojnë në arrestimin e tetë personave

NASA emëron ekuipazhin e Artemis III për misionin në Hënë

NASA emëron ekuipazhin e Artemis III për misionin në Hënë

Drenica kampione e Kosovës në futsall

Drenica kampione e Kosovës në futsall

Emisioni “Info Nata” 09.06.2026

Emisioni “Info Nata” 09.06.2026

Numërohen gati gjysma e votave, ja kush janë kandidatët më të votuar

Numërohen gati gjysma e votave, ja kush janë kandidatët më të votuar

Mustafa: Opozita po reflekton pse vota e abstenimit ndaj LVV-së nuk shkoi tek ajo

Mustafa: Opozita po reflekton pse vota e abstenimit ndaj LVV-së nuk shkoi tek ajo

Operacionet “White Star” dhe “Mega”, të mbështetura nga FBI-ja dhe Europoli, çojnë në arrestimin e tetë personave

Operacionet “White Star” dhe “Mega”, të mbështetura nga FBI-ja dhe Europoli, çojnë në arrestimin e tetë personave

“Të dua” – Diona Fona në lidhje me Feron?

“Të dua” – Diona Fona në lidhje me Feron?

NASA emëron ekuipazhin e Artemis III për misionin në Hënë

NASA emëron ekuipazhin e Artemis III për misionin në Hënë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën