TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prebreza pas fitores në Fushë Kosovë: Kjo fitore është kthim i pushtetit tek qytetarët

by Tëvë1
7 muaj ago
2
A A
Prebreza pas fitores në Fushë Kosovë: Kjo fitore është kthim i pushtetit tek qytetarët

Pas shpalljes së tij si kryetar i ri i komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza ka dhënë një intervistë në emisionin “Mesditë”, ku ka folur për fitoren dhe për angazhimin e tij të ardhshëm për zhvillimin e komunës.

Prebreza ka theksuar se e konsideron fitoren e tij si një sukses të qytetarëve dhe një shenjë të pjekurisë politike në Fushë Kosovë. Ai ka folur për mënyrën e zhvillimit të fushatës dhe koalicionin që u krijua, duke u shprehur se PDK-ja ka mbështetje të madhe nga qytetarët.

“Si zakonisht, me rutinë, kemi pasur takime me qytetarët. E kemi thënë publikisht që koalicioni i vetëm që ka rëndësi është me qytetarët. Qytetarët, pavarësisht koalicioneve që partitë e tjera kanë bërë, kanë treguar pjekuri të madhe në Fushë Kosovë. Ata nuk i kanë mbështetur partitë që kanë formuar koalicione të pa natyrshme, dhe këtë e kemi pritur si rezultat,” ka thënë Prebreza në intervistën e tij.

Prebreza ka theksuar rëndësinë e kësaj fitoreje, duke e konsideruar si një kthim të pushtetit tek qytetarët e Fushë Kosovës. Ai ka shtuar se kjo fitore është një simbol i ndryshimit dhe një mundësi për të plotësuar kërkesat e qytetarëve.

“Kjo fitore për mua do të thotë shumë, sepse nuk ka bastione më në Kosovë dhe nuk mund të llogariten si të tilla. E dyta, kjo është një kthim i pushtetit tek qytetarët e Fushë Kosovës, sepse ata e kanë pritur këtë gjë për një kohë të gjatë. Realisht, kemi pasur një pushtet mbi 20 vjet, por të larguar nga kërkesat e qytetarëve,” ka thënë ai.

Prebreza ka shprehur gatishmërinë e tij për të punuar ngushtë me qytetarët dhe për t’u angazhuar për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në komunën e Fushë Kosovës.

Tags: balotazhLVVTeve1valon perbrezazgjedhjet lokale
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Sfida të reja për profesionin e mësuesit, kërkohen politika të bazuara në praktika të dëshmuara

​Sfida të reja për profesionin e mësuesit, kërkohen politika të bazuara në praktika të dëshmuara

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

UNMIK: Zyrtari i lartë i OKB-së u takua me Kurtin dhe Konjufcën

UNMIK: Zyrtari i lartë i OKB-së u takua me Kurtin dhe Konjufcën

Përfshihet nga zjarri një banesë në Gjilan

Përfshihet nga zjarri një barakë e vjetër në Prizren, s’ka të lënduar

​Sfida të reja për profesionin e mësuesit, kërkohen politika të bazuara në praktika të dëshmuara

​Sfida të reja për profesionin e mësuesit, kërkohen politika të bazuara në praktika të dëshmuara

Pentagoni kërkon 80 miliardë dollarë nga Kongresi për të mbuluar koston e luftës kundër Iranit

Pentagoni kërkon 80 miliardë dollarë nga Kongresi për të mbuluar koston e luftës kundër Iranit

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D?

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D?

UNMIK: Zyrtari i lartë i OKB-së u takua me Kurtin dhe Konjufcën

UNMIK: Zyrtari i lartë i OKB-së u takua me Kurtin dhe Konjufcën

Ministri izraelit: Nuk na interesojnë negociatat SHBA-Iran, ofensiva në Liban vazhdon

Ministri izraelit: Nuk na interesojnë negociatat SHBA-Iran, ofensiva në Liban vazhdon

Përfshihet nga zjarri një banesë në Gjilan

Përfshihet nga zjarri një barakë e vjetër në Prizren, s’ka të lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën