TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KQZ: Votimi ka nisur me kohë

by teve1
4 muaj ago
0
A A
KQZ: Votimi ka nisur me kohë

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka mbajtur konferencën e parë për media ku ka folur për fillimin e procesit të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të 18 komunave.

Gjatë kësaj konference, Elezi bëri të ditur se në orët e para të mëngjesit, materiali zgjedhor, përfshirë edhe fletëvotimet, është shpërndarë me kohë në të gjitha Qendrat e Votimit.

Po ashtu, u njoftua se sipas informacioneve të marra nga KQZ, procesi i votimit ka nisur në të gjitha Qendrat e Votimit.

Gjatë ditës së sotme, procesi zgjedhor do të zhvillohet në 525 Qendra të Votimit, me gjithsej 1,648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1,628 vendvotime për votimin e rregullt dhe 18 qendra, nga një për çdo komunë ku mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve, me 20 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht.

“Raundi i dytë i zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave mbahet në këto 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot. Sipas Listës së Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote për të votuar sot në Republikën e Kosovës është 1,316,672 të cilët janë të shpërndarë në 18 komuna. Përveç organizimit të votimit në vendvotime të rregullta, KQZ do të organizojë votimin edhe përmes ekipeve mobile/lëvizëse për 2,541 votuesit me nevoja të veçanta, të cilët janë regjistruar dhe evidentuar paraprakisht”, tha ai.

Në këtë konferencë të parë, KQZ ftoi të gjithë qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese: të drejtën për të votuar, si dhe u njotuan se përmes platformës elektronike https://qv.kqz-ks.org mund të kontrollojnë me lehtësi se ku është Qendra e Votimit ku janë caktuar të votojnë.

Konferenca e dytë e KQZ-së mbahet në orën 11:30, në të cilën është planifikuar të paraqitet pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor deri në atë kohë.

Para kësaj konference, në orën 09:00 në platformën e KQZ-së do të https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/ përditësohen të dhënat nga pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në atë kohë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani paralajmëron Evropën: Bashkimi me SHBA dhe Izraelin do të konsiderohet një akt lufte

Irani paralajmëron Evropën: Bashkimi me SHBA dhe Izraelin do të konsiderohet një akt lufte

Izraeli godet zyrën presidenciale dhe Këshillin e Sigurisë në Teheran, Irani paralajmëron hakmarrje

Izraeli godet zyrën presidenciale dhe Këshillin e Sigurisë në Teheran, Irani paralajmëron hakmarrje

Kryetari i Mitrovicës së Veriut ftohet në gjykatë

Kryetari i Mitrovicës së Veriut ftohet në gjykatë

LDK-ja kërkon që Kurti të raportojë në Kuvend për dialogun

LDK mblidhet pas takimit të Abdixhikut me Kurtin për presidentin

Izraeli i kërkon ushtrisë të pushtojë pozicione të reja në Liban

Izraeli i kërkon ushtrisë të pushtojë pozicione të reja në Liban

LDK-ja kërkon që Kurti të raportojë në Kuvend për dialogun

LDK mblidhet pas takimit të Abdixhikut me Kurtin për presidentin

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së konfirmon dëmtimin e centralit bërthamor Natanz të Iranit

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së konfirmon dëmtimin e centralit bërthamor Natanz të Iranit

Portieri Muriq në 11-shen e xhiros në Serie A

Portieri Muriq në 11-shen e xhiros në Serie A

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën