TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kjo është e vërteta pas fotografisë së njohur nga lufta në Kosovë

Një fotografi e vitit 1998 e bërë në fshatin Panorc të Komunës së Malishevës, u bë simbol i dhunës dhe luftës në Kosovë. Por, cila është historia prapa kësaj fotografie, në të cilën shihen forcat policore serbe teksa parakalojnë para shqiptarëve të arrestuar e me duar pas kokës?

by Fidan Zejnullahu
4 muaj ago
11 1
A A

Fillimisht u ndanë nga pjesa tjetër e familjes.

E në këtë formë (me duar pas koke), burrat u sollën në oborrin e shkollës së vjetër të fshatit.

E gjithë ngjarja ndodhi në shtatorin e vitit 1998 në fshatin Panorc të Malishevës.

Para tyre me armë të gjatë, qëndronin forcat policore serbe.

Në rreshtin e parë, ndodhej edhe Asllan Bajrami nga ky fshat.

As 27 vite, nuk mjaftuan që profesori i Kimisë, t’i harrojë përjetimet e kësaj dite të rëndë.

“Kur filloi më u bë errësirë, na sollën këtu të shkolla dhe na bën bashkë me grupin që ishte në fshat. Na thanë gjithçka që i keni në xhepa duhet t’i largoni dhe na vendosen në klasa ku nuk kishte vend me u ulë. Aty, përveç ushtarëve, kanë qenë policët, paramiliatarët në mesin e tyre kishte edhe rusë, pasi që personalisht i kam dëgjuar duke folur rusisht”, tregoi Asllan Bajrami.

Brenda objektit të shkollës së vjetër, shqiptarët u mbajtën tërë natën.

Të nesërmen, këta u nxorën dhe u rreshtuan.

“Na kanë detyruar duart me i qitë mas qafës, në ishim në klasën e fundit, por kur na nxorën jashtë, neve na ra me qenë në rreshtin e parë… Në ato momente kemi menduar se do të digjemi bashkë me shkollën. Ishin momente emocionuese. Kur kanë filluar fëmija me na sjellë ushqime, kanë qenë një ndër emocionet më të rënda”.

Për në Panorc të Malishevës, ishte nisur një mision i huaj diplomatik.

Kjo bëri që shqiptarët e arrestuar t’i shpëtojnë më të keqes.

Por, shumë prej tyre nuk i shpëtuan torturave e maltretimeve serbe.

“Shipka në të cilën ka pasur gozhda, kabëll, dru më të cilët i kanë rrahur njerëzit të cilët donin. Policia serbe dhe paramilitarët”.

Por, as taktika e ushtarëve të UCK-së, nuk e largoi vëmendjen e forcave serbe nga popullata civile.

“Kuptohet ne jemi munduar me rezistua, mirëpo erdhi urdhri nga shtabi që mos ta rrezikojmë popullatën. Ne nuk kishim mundësi ta ndalnin ofanziven për shkak se nuk kishim armatim mjaftueshëm dhe ushtarët ishin shumica nxënës të mi. Teksa u tërhoqëm gjuajtëm disa herë që forcat serbe të orientohen pas neve e mos ta dëmtojnë popullatën”, tha ish-komandanti i UÇK-së, Ahmet Rexha.

27 vite pas kësaj ngjarje, Sërgjan Lazoviq, e gjeti veten na bankën e të akuzuarit për krime lufte në Kosovë.

Ky i fundit shihet në këtë foto, teksa parakalon para shqiptarëve të ndaluar me dhunë.

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Tentoi t’i vë flaken një banese, arrestohet i dyshuari në Pejë

Gjykata dënon me burgim Denis Bytyqin dhe Enis Bitiqin për nxitje urrejtjeje dhe përkrahje të ISIS-it

Gjykata dënon me burgim Denis Bytyqin dhe Enis Bitiqin për nxitje urrejtjeje dhe përkrahje të ISIS-it

Mbyllet sistemi i pagesave për kontratat kolektivie, Komuna e Vitisë dëmtohet me afro 800 mijë euro

Sulmohet një person zyrtar në Viti

Hungaria merr kryesimin e BE-së

Sot BE-ja pritet t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës

Çmimet e naftës rriten pasi sulmi ndaj Iranit kërcënon Ngushticën e Hormuzit

Çmimet e naftës rriten pasi sulmi ndaj Iranit kërcënon Ngushticën e Hormuzit

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Tentoi t’i vë flaken një banese, arrestohet i dyshuari në Pejë

Gjykata dënon me burgim Denis Bytyqin dhe Enis Bitiqin për nxitje urrejtjeje dhe përkrahje të ISIS-it

Gjykata dënon me burgim Denis Bytyqin dhe Enis Bitiqin për nxitje urrejtjeje dhe përkrahje të ISIS-it

Mbyllet sistemi i pagesave për kontratat kolektivie, Komuna e Vitisë dëmtohet me afro 800 mijë euro

Sulmohet një person zyrtar në Viti

Hungaria merr kryesimin e BE-së

Sot BE-ja pritet t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës

Ngrihet aktakuzë kundër dy të dyshuarve për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë

Aktakuzë ndaj një personi për pastrim të parave, dyshohet se legalizoi 70 mijë euro përmes shitjes fiktive të shtëpisë

​Shkruhet historia: Pilotja kosovare renditet e para në botë në paragllajd

​Shkruhet historia: Pilotja kosovare renditet e para në botë në paragllajd

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën