Ende mbetet i paqartë rasti rreth rrëmbimit dhe plagosjes së serbit që u qëllua brenda Kosovës nga xhandarmëria serbe.
Ndërkohë, avokati i tij mbrojtës përveç kallëzimit penal që bëri, tashmë edhe i ka publikuar fotot duke thënë se “Vukashinoviq është qëlluar padyshim me një plumb serb, si një kafshë”.
“Makina e Milanit, e cila u shkatërrua gjatë sulmit ndaj tij, u gjet sot! I bëj thirrje EULEX-it dhe KFOR-it të kryejnë një hetim në vendngjarje, por komunitetit ndërkombëtar të reagojë, sepse kjo është ‘Banjska 2’”, tha avokati Niniq në X.
Ndërsa, ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq, ditë më parë ka deklaruar se serbi Milan Vukashinoviq është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Si mik i familjes së Vukashinoviqit, ai theksoi se plaga që ai e ka marrë në shpinë i mbart shenjat dalluese të Millan Radoiçiqit
Rastin në polici e raportoi vet ish-zëvendësministri, i cili është interesuar për gjendjen e Vukashinoviqit, me kërkesë të familjes.
Ai, si mik i familjes së të plagosurit, tha se 10 persona të maskuar kanë hyrë në terrorin e Kosovës,.
“Tash kemi më shumë informata, nëna ka shkuar ta shohë Milan Vukashinoviqin, i cili ndodhet në gjendje shumë të rëndë. I është hequr një veshkë, e ka një plumb në shpinë. Pra, është dërguar në gjendje të rëndë në qendrën klinike”, tha Radomiroviq.
Ai e sheh sulmin si hakmarrje të Milan Radoiçiqit, pasi thotë që ai ka qenë ndër serbët e Kosovës që nuk kanë dhënë dorëheqje kur këtë ia kërkoi Serbia. E vërejtje shpreh edhe për stafin mjekësor në Nish, ku Vukashinoviqi po trajtohet.
Ndërkohë, pesë ditë pasi u qëllua me armë zjarri avokati i tij ka dorëzuar kallëzim penal në emër të nënës së tij.
Avokati ka bërë të ditur se kallëzimin penal e ka dorëzuar te Prokurori i Lartë Publik për veprën penale të “vrasjes së rëndë në tentativë”, kundër personave të panjohur – pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë, policisë ose grupit të kryeterroristit Milan Radojiçiq.
Ndërkaq, për rastin kanë reaguar edhe krerët e shtetit.
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Serbia vetëm propagandon për mbrojtjen e serbëve, teksa i sulmon të gjithë ata që janë kundër Vuçiqit. E hyrjen e trupave të Serbisë brenda Kosovës, ajo e kualifikoi rrezikim për paqen në rajon.
E ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar t’i ndëshkojë veprimet destabilizuese të Serbisë.
Në Polici njoftuan të hënën se më 1 nëntor, një serb i Kosovës është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, nga xhandarmeria serbe. Në KFOR theksuan se janë në dijeni të raporteve teksa situatën e sigurisë në kufirin me Serbinë e kualifikuan si të qetë. /teve1.info/
Šta narod da očekuje od ovog režima, kriminalaca u uniformama i Aleksandra Vučića koji gubi vlast ?
Pucali su u vozilo u pokretu, pucali su u leđa Milanu Vukašinoviću
— Ivan Ninić (@INinic) November 8, 2025




