Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Stanovc, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:55 dhe janë përfshirë dy automjete.
“Vushtrri, 07.11.2025 – Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 10:55, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Stanovc. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar dy persona,” ka njoftuar zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë hetimet për saktësimin e rrethanave të aksidentit.







