TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dyfishtë dje në Malishevë

by Tëvë1
5 muaj ago
2
A A
Vrasja në Malishevë, kryeprokurori dhe prokurori kujdestar në vendngjarje – Prokuroria zbardh detajet

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në mëngjes personin e dyshuar për vrasjen e dyfishtë që ndodhi dje në fshatin Golluboc të Malishevës, ku dy vëllezër u qëlluan për vdekje nga dhëndri i tyre.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i dyshuari A.I., i cili që nga momenti i ngjarjes kishte qenë në arrati, është kapur nga policia në orët e para të ditës së sotme.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton opinionin publik se, lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili më parë kishte qenë në arrati. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme,” – thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë.

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se brenda afatit ligjor do të dorëzohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën kompetente.

Lajmin për arrestimin e ka konfirmuar edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, i cili tha për Tëvë1 se i dyshuari është arrestuar në orën 06:30 të mëngjesit.

“Po, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Golluboc është arrestuar sot në orën 06:30,” – deklaroi Graishta për Tëvë1.

Sipas burimeve të Tëvë1, i dyshuari është i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Plagosja dyshohet se ka ndodhur gjatë ballafaqimit me dy viktimat, moment para se të kryhej krimi.

Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike që tronditi komunitetin e Malishevës.

Tags: Arrstimprokururosia ne gjakoveTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kapen mallra të kontrabanduara nga Serbia

Kapen mallra të kontrabanduara nga Serbia

Policia realizon ushtrim të avancuar kundër kërcënimeve radiologjike

Policia realizon ushtrim të avancuar kundër kërcënimeve radiologjike

E dyshuara për vrasjen e kunatit thotë se ai dhe burri i saj e kishin kërcënuar dhe kanosur vazhdimisht

Aktakuzë për shitblerjen e 4.4 kg kokainë

Qeveria e Shqipërisë ul me 20% akcizën e karburanteve

Qeveria e Shqipërisë ul me 20% akcizën e karburanteve

Kenan Yildiz publikon fotografi emocionuese me Edon Zhegrovën

Kenan Yildiz publikon fotografi emocionuese me Edon Zhegrovën

Zyrtare: Gattuso jep dorëheqje nga posti i selektorit të Italisë

Zyrtare: Gattuso jep dorëheqje nga posti i selektorit të Italisë

Më shumë se një muaj jashtë fushave, Ronaldo lë pas dëmtimin dhe kthehet në skuadër

Më shumë se një muaj jashtë fushave, Ronaldo lë pas dëmtimin dhe kthehet në skuadër

U shkarkua pas dështimit në “play off”-in e Botërorit, trajneri pëson sërish atak kardiak dhe bie në koma

U shkarkua pas dështimit në “play off”-in e Botërorit, trajneri pëson sërish atak kardiak dhe bie në koma

Kapen mallra të kontrabanduara nga Serbia

Kapen mallra të kontrabanduara nga Serbia

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë

A është uji i gazuar një zgjedhje e shëndetshme?

A është uji i gazuar një zgjedhje e shëndetshme?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën