TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Thaçi paralajmëron ankim në Kushtetuese të DhSK-së pas vendimit të Apelit

by teve1
5 orë ago
1
A A
Thaçi paralajmëron ankim në Kushtetuese të DhSK-së pas vendimit të Apelit

Ish-Presidenti Hashim Thaçi i përfaqësuar nga avokatja Sophie Menegon, ka njoftuar se do të bëjë ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, pasi Apeli ia rrëzoi mocionet lidhur me veçim të procedurës dhe kundërshtimin e vendimit për konfirmim të aktakuzës ndaj tij, duke thënë se nuk është në përputhje me juridiksionin e DhSK-së

Për këto dy ankesa, Apeli kishte marrë vendim më 28 tetor 2025.

Ndërsa, tani mbrojtja thotë se do të ushtrojë të drejtën për t’iu referuar Kushtetueses për shkelje të të drejtave të Thaçit të cilat sipas tyre nuk u zgjidhën nga vendimi i Apelit.

Si rrjedhojë, mbrojtja thotë se kërkon një vendim përfundimtar për këto çështje të ngritura nga ana e tyre përpara se dosja gjyqësore t’i kalojë trupit gjykues.

Ndryshe, mbrojtja kishte argumentuar se duhej veçuar procedura ndaj Thaçit dhe të shtyhet gjykimi deri sa të merret vendimi në rastin për krime lufte, me arsyetimin se ka rrezik që gjykimet paralele të çojnë në konstatime të ndryshme faktike, duke cenuar prezumimin e pafajësisë dhe sigurinë juridike.

Gjithashtu, mbrojtja pretendoi se parimi “res judicata” zbatohet në raport me çështjen e mëparshme për pengim të drejtësisë.

Mbrojtja kundërshtoi gjithashtu caktimin e gjyqtares Marjorie Masselot si gjyqtare e procedurës hetimore dhe paraprake, duke pretenduar shkelje të nenit 33 të Ligjit për DhSK-në.

Pretendimi për Masselot, sipas Apelit nuk lidhet me juridiksionin sipas rregullave përkatëse Rregulla 97 (1) (a). Sipas Apelit, kjo çështje është jashtë kompetencës së tyre dhe rrjedhimisht ishte hedhur poshtë.

Ndryshe, Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe vitin e kaluar i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.

Lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe Fahri Fazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe Vllaznim Kryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës.

Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës. /BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, humbje kohe

Abdixhiku: Kurti po trajton studentët si material shitblerje

Si ndodhi vrasja e dyfishtë në Malishevë dhe kush është i dyshuari? – detaje

Si ndodhi vrasja e dyfishtë në Malishevë dhe kush është i dyshuari? – detaje

Çitaku: 100 eurot për studentët, manipulim për nevoja elektorale të Kurtit

Çitaku: 100 eurot për studentët, manipulim për nevoja elektorale të Kurtit

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Procesohen pagesat prej 100 euro për studentët – Kurti: Studentët çdoherë do të kenë mbështetje

Abdixhiku: Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, humbje kohe

Abdixhiku: Kurti po trajton studentët si material shitblerje

Si ndodhi vrasja e dyfishtë në Malishevë dhe kush është i dyshuari? – detaje

Si ndodhi vrasja e dyfishtë në Malishevë dhe kush është i dyshuari? – detaje

Reali nxjerr Tchouamenin në shitje

Dëmtohet Tchouameni, mungon për tre javë

Emisioni “Ditari” 06.11.2025

Emisioni “Ditari” 06.11.2025

Belgjika do të aktivizojë Qendrën Kombëtare të Sigurisë Ajrore për shkak të shkeljeve të dronëve

Belgjika do të aktivizojë Qendrën Kombëtare të Sigurisë Ajrore për shkak të shkeljeve të dronëve

Çitaku: 100 eurot për studentët, manipulim për nevoja elektorale të Kurtit

Çitaku: 100 eurot për studentët, manipulim për nevoja elektorale të Kurtit

Pas katër dekadash në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi largohet nga politika

Pas katër dekadash në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi largohet nga politika

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën