TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama: Shqipëria në rrugën e duhur për mbylljen e negociatave brenda vitit 2027

by TËVË 1
4 orë ago
0
A A
Rama: Shqipëria në rrugën e duhur për mbylljen e negociatave brenda vitit 2027

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se progresraporti i publikuar dje nga Komisioni Evropian për vitin 2025 thotë shumë gjëra, por mbi të gjitha thotë që Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbyllur teknikisht negociatat brenda 2027-ës.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ambasadorin e Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, i cili i dorëzoi progresraportin e Komisionit Evropian, Rama tha se patjetër në këtë rrugë të duhur ka sfida në çdo hap, sfida dhe çështje për t’u adresuar jo vetëm në mënyrë sasiore, por edhe në mënyrë cilësore, shkruan ATSH.

Kryeministri vuri në dukje se raporti i progresit është një gotë e mbushur përgjysmë.

“Ajo që ne kemi bërë gjithmonë dhe do të bëjmë përsëri është që duke marrë të gjithë energjinë e nevojshme nga gjysma e plotë të fokusohemi me të gjithë energjinë e nevojshme tek gjysma bosh, në mënyrë që brenda 2027 ta përmbyllim këtë proces dhe në mënyrë që raporti i vitit 2027 të shkruajë: rekomandojmë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se ndjehet krenar që tanimë askush nuk harron të thotë që Shqipëria është në pararojë të këtij procesi së bashku me Malin e Zi dhe që më në fund Shqipëria është shembulli pozitiv që iu jepet edhe të tjerëve që duan të bëhen pjesë e familjes evropiane.

Ky është raporti për mua, vijoi Rama, të tjerat janë të gjitha pjesë të detajuara të një procesi ku ne i kemi kryer në një kohë rekord hapjen e 5 grup-kapitujve.

Kryeministri shprehu besimin se Shqipëria do të kryejë edhe hapjen e grup-kapitullit të gjashtë.

“Do ta mbyllim vitin me të gjithë grup-kapitujt e hapur”, tha Rama.

Kjo, shtoi Kryeministri, ka ardhur si rezultat i një fakti që e risolli në vëmendjen e të gjithëve.

“Në ‘vitet e poshtërimit’, siç unë i quaj dhe do t’i quaj gjithmonë ato vitet kur na e jepte Kadiu, por na e refuzonte Aliu, kur Komisioni rekomandonte hapjen e negociatave dhe për shkak të një, dy apo tre vendeve Këshilli nuk arrinte t’i hapte negociatat me Shqipërinë, ne jemi përgatitur për ditën kur negociatat do të hapeshin, kemi punuar njësoj sikur të ishin hapur”, nënvizoi Rama.

Për këtë arsye, theksoi Kryeministri, grupi ynë negociator ka shkëlqyer në këtë proces sepse nuk ka vajtur në tryezën e negociatave për të mësuar aty se çfarë duhet të bëjë, por ka qenë i mirëstërvitur gjatë periudhës 3-vjeçare të “poshtërimit” të Shqipërisë.

Tags: Edi RamaShqiperiaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Vrasje e dyfishtë në Malishevë, Policia konfirmon rastin

Napoli rrit pagën e Rrahmanit – 4 milionë euro neto në vit

Napoli rrit pagën e Rrahmanit – 4 milionë euro neto në vit

Vdes 21-vjeçari në vendin e punës në Tiranë

Vdes 21-vjeçari në vendin e punës në Tiranë

Punëtorët e RTK-së protestojnë për pagat

Punëtorët e RTK-së protestojnë për pagat

Dorasi që vrau dy vëllezërit në Malishevë, i njohur për Policinë

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Vrasje e dyfishtë në Malishevë, Policia konfirmon rastin

Napoli rrit pagën e Rrahmanit – 4 milionë euro neto në vit

Napoli rrit pagën e Rrahmanit – 4 milionë euro neto në vit

Albian Ajeti i qetë: “Edhe pa gola, unë i ndihmoj shumë skuadrës”

Albian Ajeti i qetë: “Edhe pa gola, unë i ndihmoj shumë skuadrës”

Lorik Emini i pezulluar për dy ndeshje – Rapperswil-Jona apelon vendimin

Lorik Emini i pezulluar për dy ndeshje – Rapperswil-Jona apelon vendimin

Emërllahu në shënjestër të klubit tjetër rumun

Cluji mohon ofertën e FCSB-së për Lindon Emërllahun

Dy të vrarit në Malishevë dyshohet se janë vëllezër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën