Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ku diskutuan zhvillimet e fundit në vend dhe çështje që lidhen me sigurinë.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, duke e cilësuar partneritetin si strategjik dhe thelbësor për suksesin e vendit.
“Si gjithnjë, Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke e vlerësuar partneritetin me SHBA-të si strategjik e thelbësor për suksesin e Kosovës,” thuhet në njoftim.







