TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rreth 100 serbë nga Ballkani luftojnë për Rusinë në Ukrainë – Mes tyre serbë nga Kosova, BeH e Mali i Zi

by tëvë1
6 muaj ago
0
A A
Rreth 100 serbë nga Ballkani luftojnë për Rusinë në Ukrainë – Mes tyre serbë nga Kosova, BeH e Mali i Zi

Rreth 100 persona me pasaportë serbe janë identifikuar si pjesëtarë të forcave ruse që luftojnë në Ukrainë – mes tyre edhe serbë nga Kosova, Bosnja e Hercegovina e Mali i Zi.

Sipas Radio Evropa e Lirë, vlerësimet e hershme të grupeve perëndimore të inteligjencës flisnin se rreth 500 luftëtarë nga vendet e Ballkanit ishin regjistruar në zyrat ushtarake të Moskës që në vitin 2022, menjëherë pas nisjes së agresionit rus ndaj Ukrainës.

Këta individë, të cilët në rrjete sociale shfaqen me uniforma ushtarake dhe flamuj rusë, pretendojnë se po luftojnë “për vlera tradicionale” ose “kundër Perëndimit”. Por në realitet, sipas ligjeve të vendeve të tyre, pjesëmarrja në luftëra të huaja është krim penal, i dënueshëm me burgim deri në 10 vjet.

Një nga emrat më të njohur është Nedjo Pani1, 30-vjeçar nga Kotor-Varoshi i Bosnjës, i cili në pranverën e vitit 2025 udhëtoi drejt Rusisë për t’u bashkuar me ushtrinë e Vladimir Putinit.

“Shpresoj të kthehem gjallë në shtëpi,” i tha ai Radios Evropa e Lirë (RSE), duke pranuar se ishte kthyer përkohësisht nga fronti dhe planifikonte të rikthehej.
Në verë, Paniq publikoi një video në Facebook ku tregonte se i ishte bashkuar ushtrisë ruse dhe kishte marrë shtetësinë ruse. Videoja u fshi më vonë, por autoritetet në Bosnjë e regjistruan rastin.

“Kam punuar për nëntë vjet në Evropë dhe nuk më pëlqente më jeta atje. Vendosa të shkoj në Rusi – ishte thjesht aventurë,” tha ai, duke shtuar se familja e tij ishte e shqetësuar, por e quante “nder” vendimin e tij.

Panic këmbëngul se nuk e bëri për para“Nuk është çështje fitimi. Kam fituar më shumë në Gjermani. Ishte thjesht një përvojë ndryshe.”

Megjithatë, ai është i vetëdijshëm se me veprimet e tij ka shkelur ligjet e Bosnjës.

“Nuk e di nëse do të më arrestojnë nëse kthehem. Tani jam edhe shtetas rus, ndoshta nuk më gjykojnë dot,” thotë ai.

Në verën e vitit 2025, presidenti Vladimir Putin nënshkroi një dekret që legalizon pjesëmarrjen e të huajve në ushtrinë ruse – jo vetëm gjatë gjendjes së luftës, por edhe gjatë mobilizimit.

Sipas analistit amerikan Harry Stevens, kjo lëvizje synon të kompensojë mungesën e burrave në moshë për luftë në Rusi, ndërsa oferta financiare dhe shtetësia e përshpejtuar janë bërë mjet për të tërhequr mercenarë, përfshirë edhe nga Ballkani.

Një tjetër boshnjak që luftoi në anën e Rusisë është Dario Ristic nga Modriça. Ai u arrestua në shtator 2025 në Aeroportin e Sarajevës, pasi u kthye nga fronti pa një këmbë.

Ristic ka kërkuar marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë e Bosnjës, ndërsa mediat lokale raportojnë se ai kishte marrë gjithashtu shtetësinë ruse.

Në tetor 2025, në bashkëpunim me EUROPOL-in, autoritetet e Ukrainës dhe Moldavisë zbuluan mbi 650 persona të lidhur me grupet paramilitare ruse Wagner dhe Redut, mes tyre edhe disa shtetas nga Bosnja.

Njëri prej tyre është Davor Saviciq, ish-luftëtar i Wagner-it në vitet 2014–2015, që aktualisht shërben si oficer në shërbimin sekret ushtarak rus (GRU) dhe drejton një grup mercenarësh të quajtur “Vuk”.

Ekspertët vlerësojnë se ndikimi rus në Ballkan po shfrytëzon lidhjet historike dhe fetare për të rekrutuar luftëtarë, sidomos në mjediset ku mbizotërojnë ndjenjat anti-perëndimore.

Nga Kosova, Mali i Zi e Bosnja, deri te komunitetet serbe në Serbi e diasporë, propagandat pro-Kremlinit në rrjetet sociale kanë shërbyer si kanale të drejtpërdrejta për rekrutim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulme të reja izraelite në Liban, pavarësisht armëpushimit në fuqi

Sulme të reja izraelite në Liban, pavarësisht armëpushimit në fuqi

Kritika ndaj Izraelit në rrjete sociale mund të ndikojë aplikimet për kartë jeshile në SHBA

Kritika ndaj Izraelit në rrjete sociale mund të ndikojë aplikimet për kartë jeshile në SHBA

Aksident në aksin Librazhd–Elbasan, një i vdekur dhe disa të plagosur

Aksident në aksin Librazhd–Elbasan, një i vdekur dhe disa të plagosur

Dhjetëra të plagosur dhe viktima pas sulmeve të ndërsjella Rusi-Ukrainë

Dhjetëra të plagosur dhe viktima pas sulmeve të ndërsjella Rusi-Ukrainë

Osmani për masakrën e Mejës: Kryeqendra e dhimbjes, por edhe një kujtesë që duhet të shërbejë si udhërrëfyes

Osmani për masakrën e Mejës: Kryeqendra e dhimbjes, por edhe një kujtesë që duhet të shërbejë si udhërrëfyes

Sulme të reja izraelite në Liban, pavarësisht armëpushimit në fuqi

Sulme të reja izraelite në Liban, pavarësisht armëpushimit në fuqi

​U zgjodhën tre anëtarë të KSHC-së, kundër edhe Haxhi Avdyli

​U zgjodhën tre anëtarë të KSHC-së, kundër edhe Haxhi Avdyli

Kritika ndaj Izraelit në rrjete sociale mund të ndikojë aplikimet për kartë jeshile në SHBA

Kritika ndaj Izraelit në rrjete sociale mund të ndikojë aplikimet për kartë jeshile në SHBA

Aksident në aksin Librazhd–Elbasan, një i vdekur dhe disa të plagosur

Aksident në aksin Librazhd–Elbasan, një i vdekur dhe disa të plagosur

Çdo vit, rastet e dhunës në familje rriten për 20%

Brenda një jave në Kosovë, ZMNV trajton 60 raste – shumica për dhunë në familje

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Dënim me burgim për Gjukanoviq, Sveçla: Institucionet do të vazhdojnë luftën kundër spiunazhit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën