TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë

by Tëvë1
3 muaj ago
0
A A
​Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se zgjidhja e vetme për krizën politike janë zgjedhjet e reja. Ai tha se mandatimi i Glauk Konjufcës për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje vetëm sa e zvarrit krizën politike, derisa i kërkoi atij që ta pranojë se nuk ka shumicë parlamentare.

Abdixhiku në konferencë për media të mërkurën, tha se në Kosovë s’mund të ketë qeveri të pakicës, derisa iu referua Lëvizjes Vetëvendosje si ‘parti sekt’.

Presidentja Vjosa Osmani të martën ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër, pas dështimit të liderit të LVV-së Albin Kurti, për ta formuar qeverinë e re gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend më 26 tetor.

“Tani po propozohet si zgjidhje një qeveri e pakicës për një periudhë kalimtare tranzitore për të trajtuar çështje shtetërore. Unitet tranzitor po i thonë dhe natyrisht është i imponuar, jo me diskutim dhe dialog partiak, por me vendime të një partie politike. Jemi vonë. Partitë serioze do të duhej të kishin menduar me kohë propozimin tonë. Përveç që jemi vonë, qeveri të pakicës nuk mund të ketë më në Kosovë. Nga viti 1989 në Kosovë vendos shumica. LDK e rikujton se pakica nuk mund të vendosë për shumicën dhe popullin. Në demokraci pakicës i thonë opozitë dhe jo qeveri, pasi s’mund të jesh në qeveri pakicë. Në demokraci, pakica nuk e ndan buxhetin, s’kalon ligje dhe nuk imponon politika, e s’mund të bllokojë vullnetin qytetar për votë të lirë. Madje as me zvarritje të pakuptimta sikur ky mandatimi i dytë. Çdo qeveri legjitime duhet të përfaqësojë shumicën qytetare. Kur kjo shumicë nuk ekziston, vendi duhet t’i kthehet sovranit, apo qytetarit. Ky është thelbi i demokracisë. Ajo që po propozohet sot i ngjan monarkisë. Në monarki mandati trashëgohet nga babai te i biri. Nga Albini te Glauku”, tha ai.

Sipas tij, imponimi i një qeverie të pakicës nga ana e LVV-së është jo demokratik, derisa tha se LDK-ja nuk ka votë për Konjufcën.

“Glauk Konjufca, me mandatar të trashëguar në rrethanat e tanishme politike, duke kuptuar qartë dhe saktë vullnetin qytetar, duhet të jetë i sinqertë me veten. Më shumë dhe shumë më shumë sesa kryetari i tij. Të konstatojë se nuk ka shumicë për kryeministër… Nuk është fundi i botës të thuhet se nuk kemi shumicë. Zvarritja e ditëve, e këtyre 15 ditëve, kur e di se s’ke shumicë, është thellim i vetëdijshëm i krizave. Më pas bëhet vonë që t’i trajtojmë ato. Sa më herët që Konjufca dhe LVV-ja dhe sekti i tyre e ndërpret konsumimin e ditëve, aq më shpejt zgjidhet kriza dhe vjen qeveria e re, buxheti i ri dhe legjitimiteti qytetar në krye të shtetit të Kosovës… Sot zgjidhja e vetme e mbetur janë zgjedhjet e reja. Çdo vonesë në këtë drejtim është thjesht taktikë politike… Deputetët tanë janë të lirë të veprojnë si të duan, por me gjithë spekulimet e këtyre muajve të fundit se deputetët tanë po shkojnë andej-këndej, më besoni se as nuk i kemi kërcënuar dhe kanë qenë të lirë të vendosin si deputetë karshi votës që e kanë, por është konstatim i të gjithëve se pakica nuk mund të vendosë për shumicën”, tha Abdixhiku.

Duke folur për datën e mundshme të zgjedhjeve të reja, ai tha se kalkulimet për data specifike nuk kanë asnjë ndikim në rrjedhat zgjedhore.

“Kalkulimet për data specifike nuk kanë asnjë ndikim në rrjedhat zgjedhore. LDK-ja është dalë partia e parë në mërgatë në zgjedhjet lokale. Por a duhet të organizojmë zgjedhje në natën e vitit të ri, këndej festë e këndej me ruajt vota? A duhet të futemi në ruajtjen e kutive në natën e vitit të ri se kush i ruan ato kuti?”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, ai tha se i ka shprehur gatishmërinë presidentes Vjosa Osmani për vazhdimin e buxhetit të këtij viti edhe për tre muajt e parë të vitit 2026.

“Nëse ka dakordim politik me të gjitha partitë politike se po shkojmë në zgjedhje, dhe meqenëse po shkojmë në zgjedhje, po na dashka me iu shmang një skenari bukur të errët. Pasi ai skenar nuk është i garantuar, mund të konsiderojmë zgjidhje për zgjatjen e buxhetit të vitit të kaluar. Ia kam shprehur këtë gatishmëri presidentes dhe jam në kontakt me partitë e tjera politike për këtë”, përfundoi Abdixhiku.

Tags: konferenceLumir AbdixhikuQeveriaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Zbulohet fati i Pallatit të Rinisë, investimi gjigant prej 50 milionë eurosh dhe afati kur pritet të përfundojë gjithçka

​Zbulohet fati i Pallatit të Rinisë, investimi gjigant prej 50 milionë eurosh dhe afati kur pritet të përfundojë gjithçka

Pas një jave, KEK rikthen në operim njësinë A5 të Termocentralit “Kosova A”

Pas një jave, KEK rikthen në operim njësinë A5 të Termocentralit “Kosova A”

Më pak aksidente në autostrada gjatë janarit, krahas vitit të kaluar

Më pak aksidente në autostrada gjatë janarit, krahas vitit të kaluar

Gjobiten 15 shitës ilegalë në tregun e veturave në Prishtinë

Hamas: Nuk ka çarmatim teksa Izraeli vazhdon pushtimin e Gazës

Hamas: Nuk ka çarmatim teksa Izraeli vazhdon pushtimin e Gazës

SHBA-ja dhe Arabia Saudite zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare në Xheda

SHBA-ja dhe Arabia Saudite zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare në Xheda

Pas një jave, KEK rikthen në operim njësinë A5 të Termocentralit “Kosova A”

Pas një jave, KEK rikthen në operim njësinë A5 të Termocentralit “Kosova A”

Më pak aksidente në autostrada gjatë janarit, krahas vitit të kaluar

Më pak aksidente në autostrada gjatë janarit, krahas vitit të kaluar

Gjobiten 15 shitës ilegalë në tregun e veturave në Prishtinë

Gjobiten 15 shitës ilegalë në tregun e veturave në Prishtinë

Nis procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Të hënën nis faza përfundimtare e gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën