TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çka thanë dëshmitarët në gjyqin ndaj Sërgjan Lazoviq?

Në gjyqin për krime lufte ndaj Sërgjan Lazoviq, dëshmuan dëshmitarët për tmerret e përjetuara gjatë luftës në fshatin Panorc të Malishevës. Aty u rrëfye për dhunën fizike e psiqike të ushtruar nga ushtria e policia serbe ndaj popullatës civile shqiptare.

by Florijeta Dernjani
11 muaj ago
1 0
A A

Janë nga komuna e Klinës.

Ata i lidhë më shumë përjetimet e luftës në fshatin Panorc të Malishevës.

Hysen Kryeziu e Ahmet Zenuni janë dëshmitarë në gjyqin për krime lufte ndaj Sërgjan Lazoviq.

Kryeziu tregoi se si shtatori i vitit 1998 i gjeti mes flakëve.

“Më dy shtator të gjitha fshatrat përreth, kanë qenë në flakë. Të tëra kanë qenë duke u djeg tërë natë, nga forcat ushtarake policore që nuk kemi mund t’i identifikojmë gjatë natës”, ka thënë Kryeziu.

Rradha më pas i kishte ardhur fshatit ku kishin gjetur strehë, Panorc.

“Kanë fillu granatimet, gjuajtjet përmbi popullatë më gjithëfarë lloje granatime. Kam parë të shtrirë, shumë gra, fëmijë e pleq”, është shprehur tutje Kryeziu.

Aty i kishin veçuar burrat nga gratë, duke i dërguar në shkollën e fshatit.

Rrugës, dëshmitari Ahmet Zenuni tregoi se si ishte goditur nga një polic serb.

“M’u ka afru ngat edhe mtha “A m’njofte?”, edhe m’ka m’shu shkelm nër bri. M’u ka terru krejt. Kom ra afër një shoku aty. S’kom pa afër 10-15 minuta”, ka thënë Zenuni.

Turma e burrave shqiptarë ishin dërguar për në shkollën e fshatit, ku ishte ushtruar dhunë.

“Na kanë dërgu në shkollën e Panorcit, m’kujtohet një thënie që s’e harroj kurrë, në gjuhën serbe na thanë “shikojeni hanën, se kurrë s’keni me pa me sy mo.” Secili që ka hy në shkollë, iu ka ekspozu dhunës fizike nga ata forcat policore që na shoqëronin. Secili ka hangër shkelma e grushta”, ka theksuar Kryeziu.

Qindra shqiptarë i kishin grumbulluar në këtë shkollë, e një pjesë të tyre, në mesin e të cilëve edhe Hysen Kryeziu ishin veçuar për t’u dërguar në burgun e Dubravës.

“Na kanë qit na kanë pshtetë për shkolle dhe na kanë urdhëru mu ulë edhe t’i vendosim duart pas koke. Dhe para nesh në ato moment është bërë një parakalim nga policia civile, jo ushtarake me pushka automatike në dorë”, ka përfunduar Kryeziu.

Sërgjan Lazoviq akuzohet se gjatë viteve 1998-99, në fshatin Panorc të Malishevës, bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar, kishin kryer krime lufte, duke ushtruar dhunë fizike e psiqike ndaj popullatës civile dhe duke plaçkitur e djegur shtëpi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK mban konferencë për media

​Mblidhet Këshilli drejtues i PDK-së, në fokus aktgjykimi i Hagës

Rama në SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin

Rama në SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin

​Violetë Kukaj i bashkohet sonte protestës “Jo në emrin tim”, në ditën e 10-të të saj

​Violetë Kukaj i bashkohet sonte protestës “Jo në emrin tim”, në ditën e 10-të të saj

​Shoqëria civile letër Amnesty International për Hagën: Sqarojeni kontekstin e viktimave, të përmenden krimet serbe

Maran debuton nesër me Shqipërinë: “Më emocionon

Maran debuton nesër me Shqipërinë: “Më emocionon

Skocezi Walsh, gjyqtari kryesor i ndeshjes Austri – Kosovë

Skocezi Walsh, gjyqtari kryesor i ndeshjes Austri – Kosovë

Rashica: Në Austri, vetëm për fitore

Rashica: Në Austri, vetëm për fitore

​Violetë Kukaj i bashkohet sonte protestës “Jo në emrin tim”, në ditën e 10-të të saj

​Violetë Kukaj i bashkohet sonte protestës “Jo në emrin tim”, në ditën e 10-të të saj

Manchester City shpallet fajtor për shkelje financiare nga Premierliga

Manchester City shpallet fajtor për shkelje financiare nga Premierliga

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën