TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si të kërkoni falje nëse po vonoheni për punë?

by teve1
9 muaj ago
0
A A
Si të kërkoni falje nëse po vonoheni për punë?

Është e pamundur që ndonjë punonjës të mos jetë vonuar ndonjëherë për punë.

E shpeshtë apo shumë e rrallë, shefi dëshiron ta dijë arsyen e vonesës në punë. Pa dyshim që, shefi ka dëgjuar shumë sqarime gjatë jetës së tij por, reputacioni juaj në punë varet nga lloji i shpjegimeve që jepni.

Pastaj, nëse shefi ju beson ose jo varet nga etika e punës dhe përvoja te kaluara.

Epo, nganjëherë disa raste janë aq të çuditshme sa e bëjnë më të vështirë për t’u besuar.

Këtu janë disa nga arsyet më të çuditshme që, punonjësit i kanë përdorur për t’i arsyetuar vonesat e tyre.

Jam vonuar sepse kalova natën në emergjencë pasi më qëlluan dhe therën.

Jam vonuar sepse më ka zënë gjumi në autobus dhe e kam kaluar stacionin, pastaj kishin kaluar shumë kohë dhe nuk e kisha mundësinë më të kthehesha.

Jam përpjekur që t’i prisja vetë flokët, por kam dështuar keq. Kështu që, u detyrova të gjeja një sallon të hapur që t’i rregulloja.

Fëmijët më kishin mbyllur derën dhe nuk më linin të hyja në shtëpi. M’u desh ta thërrisja hapësin e dyerve, t’i merrja çelsat, t’i dërgoja fëmijët në shkollë, pastaj të vija në punë.

Isha vonë sepse kishte një aktivitet të policisë që na tha të qëndronim në shtëpi, kështu që nuk mund të lëvizja.

(Mos harroni, Kosova është vend i vogël e nëse po gënjeni me këtë arsyetim shumë shpejt do të kuptohet)

A është sinqeriteti zgjidhja më e mirë?

Punonjësit janë njerëz dhe bëjnë gabime.

Andaj, në vend që ta stërlodheni kokën tuaj duke e përgatitur arsyen e gënjeshtërt në minutën e fundit, pse të mos jini të sinqertë?

A e keni zgjatur gjumin më shumë dhe keni harruar ta vendosni alarmin?

A janë fëmijët shkaktarët që ju vonuan? Besimi në punë është çelësi. Nëse gënjeni do ta theni atë besim dhe kjo do ta zhgënjejë punëdhënësin.

Po kaq e rëndësishme është edhe të kërkoni falje.

Të qenit të vetëdijshëm që kjo jep shembull të keq te ekipi, prandaj duhet të merrni hapa për ta adresuar situatën.

Kjo është më e mirë sesa të filloni të jepni arsye pa asnjë lidhje.

Bëjani me dije menaxherit që e kuptoni implikimin dhe ke strategji për ta rregulluar këtë çështje. E kundërta, do të fillojë t’ju lëndojë herët a vonë.

E ka vërtet rëndësi arsyeja e vonesës?

Te disa shefa, arsyet pse jeni vonuar për punë nuk janë të rëndësishme sepse, nganjëherë arsyet që me të vërtetë qëndrojnë janë shumë private dhe çështje personale.

Andaj, arsye të tilla i shtyjnë punonjësit të gënjejnë për të mos i ndar detajet intime.

A je vërtetë vonë për punë?

Ndoshta arsyeja e vërtetë që po vonoheni në punë, është sepse keni filluar të mos e doni më punën.

Në qoftë kështu është koha e duhur të filloni të kërkoni punë të re. /Akademi Pune

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ky është zakoni që duhet të bëni në mëngjes për të stimuluar kujtesën

Ky është zakoni që duhet të bëni në mëngjes për të stimuluar kujtesën

Ja cili është gabimi më i madh që bëjmë gjatë sezonit të verës

Ja cili është gabimi më i madh që bëjmë gjatë sezonit të verës

Pse në verë jemi më të lodhur dhe me më pak oreks?

Pse në verë jemi më të lodhur dhe me më pak oreks?

​Dita Botërore e Majtakëve: A i keni ditur këto fakte interesante rreth tyre?

​Dita Botërore e Majtakëve: A i keni ditur këto fakte interesante rreth tyre?

Gushti i zjarreve, çfarë po ndodh në disa zona të Shqipërisë?

Gushti i zjarreve, çfarë po ndodh në disa zona të Shqipërisë?

Ky është zakoni që duhet të bëni në mëngjes për të stimuluar kujtesën

Ky është zakoni që duhet të bëni në mëngjes për të stimuluar kujtesën

Disa ushqime ju ndihmojnë nëse keni alergji stinore

Disa ushqime ju ndihmojnë nëse keni alergji stinore

Rinia e PDK-së me aksion simbolik sot para Kuvendit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik sot para Kuvendit

Mërgimtarët po presin tri orë në Merdarë

Kolona të gjata në kufi, deri në 3 orë pritje në Merdarë

​14 vjet pa politikanin shqiptar Arbër Xhaferi

​14 vjet pa politikanin shqiptar Arbër Xhaferi

E shtuna me temperatura shumë të larta deri në 44°C

E shtuna me diell deri në 31°C

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën