TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aksionet kundër drogës, policia shkatërron dy grupe – flet drejtori i anti-drogës

Gjatë kësaj jave Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë e Policisë së Kosovës ka arritur të arrestojë disa grupe që operonin në dy rajone të vendit. Drejtori i Anti-Drogës, Reshat Murseli për tëvë1 ka dhënë detaje të këtyre aksioneve.

by Lindrit Zejnullahu
12 muaj ago
2 0
A A

Është një nga sasitë e mëdha të substancave narkotike që është konfiskuar nga Policia e Kosovës.

Në këtë aksion që u zhvillua të martën, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve  arrestoi një person si vazhdimësi e hetimeve në qytetin e Ferizajt.

Arrestimi i kishte paraprirë edhe kapja e një sasie drogë më herët të po të njëjtit grup që operonte në këtë qytet.

Drejtori i Anti-Drogës në Policinë e Kosovës, Reshat Murseli për tëvë1 dha detaje nga aksioni i kësaj njësie.

“Në zgjerim të hetimit kemi arritë që dje me kapë edhe një sasi diku 725 gramë të llojit kokainë, është arrestuar një person. Në vazhdimësi të këtij operacioni policor përsëri njësia është angazhuar në kapjen e një personi tjetër të involvuar në këtë rast dhe sot ka arritë me arrestu përsëri një person tjetër që në këtë rast. Dmth kemi të bëjmë me një grup i cili ka vepruar si një grup kriminal në rajon të Ferizajt kryesisht ka pasur qëllim shpërndarjen e kokainës në nivel lokal”, ka thënë ai për Tëvë1.

Hetuesit e anti-drogës patën punë edhe në qytetin e Fushë Kosovës ku për një kohë hetonin një grup me shtetësi turke që vepronin në Kosovë për qëllime kinse biznesore.

“Kemi marrë veprime në teren dhe në kontroll e sipër në dy lokacione kemi gjetur një sasi të vogël të substancave narkotike diku një kilogramë e gjysëm të llojit marihuanë por kemi gjetur prova materiale të cilat lidhen edhe me rastet e kaluara ku grupi kriminal ka vepruar si i organizuar dhe ka vepruar si i organizuar dhe ka kryer transportim të substancave narkotike së paku në këtë fazë dyshohet duke përdorur Kosovën si territor drejt vendeve tjera gjegjësisht Turqisë”, tregon Murseli.

Ai tregon edhe për hapat që priten të merren ndaj tyre ditëve në vazhdim në bashkëpunim me autoritetet turke.

“Kemi dyshime të bazuara se ata kanë qenë të involvuar në trafikimin e narkotikëve. Natyrisht se tani do të bashkëpunojmë përmes Zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar, do t’i shpërndajmë informacionet me autoritetet turke ku kemi një bashkëpunim me këto autoritete  dhe do të shohim pastaj se çfarë në të ardhmen pritet të sjellin hetimet për këta persona, natyrisht se ne do të bëjmë një hetim për të kaluarën e tyre kriminale pastaj do të mbledhen të gjitha provat dhe faktet që i kemi këtu dhe natyrisht përfundimi besoj që do të jetë në favorin tonë”, shprehet drejtori i anti-drogës

Kjo Drejtori gjatë javës së kaluar ka arritur të identifikojë dy të dyshuar, ku një shtetas malazez është arrestuar pasi që te i njëjti është gjetur një sasi 2 kilogramë kokainë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Vdekja e pacientes nga kanceri i gjirit, Kurtishi: Nuk ka pacientë që kanë mbetur për katër muaj pa terapinë me Palbociclib

Cakolli: Mbetet e paqartë kush do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë vetëm një herë në Kuvend Ligjin për Specialen

Bayerni barazon me Arsenalin

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën