TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gola me ftesë publike për bashkëpunim me LDK-në drejt qeverisjes së re në Gjakovë

by Tëvë1
6 muaj ago
1
A A
Gola me ftesë publike për bashkëpunim me LDK-në drejt qeverisjes së re në Gjakovë

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjakovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka dërguar një ftesë të hapur dhe publike për bashkëpunim drejt ndryshimit të qeverisjes lokale, drejtuar degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjakovë dhe kryetarit të saj, Shefqet Shehu.

Në letrën e tij, Gola thekson se situata aktuale në komunë ka krijuar një sistem të ngurtë që për vite të tëra ndan privilegje në vend të mundësive, duke pamundësuar frymën e meritokracisë dhe lidhjen me qytetarët.

“Koha po dëshmon se qeverisja në Gjakovë është shndërruar në sistem të ngurtë që për vite të tëra ndan privilegje në vend të mundësive, duke iu shërbyer interesave të ngushta konjukturale,” shkruan Gola në letrën e tij.

Gola thekson se ndryshimi i qeverisjes në Gjakovë është një imperativ qytetar e politik, duke nënvizuar se qyteti ka nevojë për rotacion dhe frymë të re, larg marrëveshjeve të vjetra dhe strukturave të rrënjosura që kanë penguar zhvillimin lokal.

“Ftesa jonë drejtuar juve, si degë e LDK-së në Gjakovë, është për një bashkëpunim të sinqertë dhe parimor, që buron nga interesi i të gjithë qytetarëve të komunës e jo nga hakmarrjet politike ose ndarjet partiake,” shton Gola.

Ai propozon që të dyja partitë të ndërmarrin një bashkëpunim konkret me ekipet e tyre të profesionistëve, me synim kthimin e qeverisjes në shërbim të qytetarëve dhe krijimin e një koalicioni që reflekton interesat jetikë të Gjakovës, jo agjendat qendrore politike.

“Le ta bëjmë këtë hap si dy forca që ndahen në shumëçka, por bashkohen në një gjë thelbësore: kthimin e Gjakovës në duart e qytetarëve të saj,” përfundon kandidati i Vetëvendosjes.

Tags: Ardian GolaLDKVV
ShareTweet

Postime të ngjashme

Punime në rrugë që shtatë muaj, ankohen banorët e lagjes “Daradia”

Punime në rrugë që shtatë muaj, ankohen banorët e lagjes “Daradia”

Salihaj: Opozita ishte e përgatitur për të mos e përkrahur zgjedhjen e presidentit

Salihaj: Opozita ishte e përgatitur për të mos e përkrahur zgjedhjen e presidentit

Më shtrenjtë se vjet, rriten çmimet e prodhimeve bujqësore

Më shtrenjtë se vjet, rriten çmimet e prodhimeve bujqësore

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së që mbahej në burgun e Beogradit, familjarët e mirëpresin

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së që mbahej në burgun e Beogradit, familjarët e mirëpresin

Sigal Prishtina e Peja obligohen nga FBK mbajnë Kuvendet Zgjedhore

Dënim me burgim dhe gjobë për të akzuarin për sulm ndaj KFOR-it

Dënim me burgim dhe gjobë për të akzuarin për sulm ndaj KFOR-it

Hoti: Vetëvendosje nuk i frikësohet Vjosa Osmanit dhe asnjë rivali në zgjedhje

Hoti: Vetëvendosje nuk i frikësohet Vjosa Osmanit dhe asnjë rivali në zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën