TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Policia paralajmëron për e-mail-e të rreme që po shpërndahen në emër të saj

by teve1
3 muaj ago
1
A A
Policia paralajmëron për e-mail-e të rreme që po shpërndahen në emër të saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se në qarkullim po shpërndahen e-mail-e të rreme, të cilat paraqiten kinse si komunikime zyrtare të saj dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare të sigurisë, përfshirë FBI-në, INTERPOL-in dhe Agjencinë e Sigurisë Kibernetike.

Sipas Policisë, këto e-mail-e mbajnë titullin “FTESË/ARRESTIM I MENJËHERSHËM” dhe pretendojnë se janë dërguar nga zyrtarë të lartë të policisë, duke kërkuar nga marrësit që të paraqiten brenda 24 orësh në Departamentin e Krimit Kibernetik.

Policia sqaron se këto dokumente janë të falsifikuara dhe nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Kosovës apo ndonjë institucion tjetër zyrtar.

“Këto informacione të dërguara nga kinse zyrtarë të lartë të PK-së, të emërtuara “FTESË/ARRESTIM I MENJËHERSHËM”, të lëshuara siç potencohen në e-mail nga stafi i lartë menaxhues i PK-së, Agjencia e Sigurisë Kibernetike në Kosovës, Byroja Federale e Hetimeve (FBI), Policia Kombëtare e Krimit Kibernetik dhe Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL) etj., e që kinse janë lëshuar me qëllim të njoftimit të palës së caktuar për siç ceket “Keni 24 orë kohë për t’u paraqitur në selinë e policisë, departamenti i krimit kibernetik”, NUK janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë e-mail-e/dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se Policia ka nisur hetime intensive për identifikimin e personave përgjegjës, në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe njësitet kompetente policore.

“Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, pas sigurimit të informacioneve rreth qarkullimit të e-mail-eve/informacioneve të tilla, ka filluar hetimet intensive, duke angazhuar njësitet kompetente policore, me qëllim të hetimit, verifikimit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale”, theksohet në njoftim.

Ndërkohë, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve të tilla dhe që çdo e-mail të dyshimtë ta raportojnë në adresën zyrtare të saj.

“Policia e Kosovës njofton dhe njëherit fton qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave/mashtrimeve të tilla dhe kushdo që mund të pranojë ndonjë e-mail/dokument të tillë, ta adresojë në adresën zyrtare të PK-së [email protected] për trajtim dhe kompetencë të mëtejme”, thuhet në fund të njoftimit./teve1.info.

Tags: EmaileFalsparalajmerimPolicia e Kosoves
ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Kosova dhe Kanadaja forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe industrial

Kosova dhe Kanadaja forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe industrial

Emisioni “Info Nata” 19.01.2026

Emisioni “Info Nata” 19.01.2026

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Çmimet e arit dhe argjendit në nivele historike

Çmimet e arit dhe argjendit në nivele historike

Kosova dhe Kanadaja forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe industrial

Kosova dhe Kanadaja forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe industrial

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën