TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Të dielën vendoset fati i Qeverisë “Kurti III”

Të dielën deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish. Kësaj radhe do të tentohet votimi i qeverisë Kurti 3. Deri më tani, të paktën publikisht, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka treguar nëse ka realizuar takime me ndonjë parti, mirëpo thonë se po punojnë maksimalisht për t’i siguruar numrat.

by Fetije Kamberi
9 muaj ago
0 0
A A

Të dielën është seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Nga ora 10 e mëngjesit, ligjvënësit do të mblidhen për të votuar pro ose kundër Qeverisë Kurti III.

E mandatari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ende nuk ka bërë hapa për koalicione partiake.

Publikisht, nga Vetëvendosje nuk kanë treguar nëse kanë zhvilluar takime me ndonjë prej subjekteve politike.

Madje zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka nuk tregoi as se kur  janë zhvilluar takimet dhe me cilën prej partive.

“Nuk është se mund të ndajmë detaje në këtë fazë. Siç e dimë afati 15 ditësh për formimin e Qeverisë përfundon këtë të diel, ndërkohë që po bëhen të gjitha përpjekjet për të siguruar numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në seancën që do ta kemi të dielën”.

E hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku vlerëson se nuk po shihet vullnet nga mandatari i parë.

Kësisoj sipas tij vendi është drejt zgjedhjeve të reja.

Bugaqku thotë se po përdoret taktika për sigurimin e votave me deputetë individual dhe jo me subjekte partiake.

Mandatari i parë, në këtë rast i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pasur kohë 15 ditë për formimin e Qeverisë së re.

Aktualisht, partia e Kurtit i ka në Kuvendin e Kosovës 48 ulëse të siguruara nga zgjedhjet e fundit.

Nga ajo që dihet deri më tani, përkrahje atij i kanë dhënë edhe shtatë deputetë të pakicave dhe nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti serb, Nenad Rashiq.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Edhe pesë ditë afat për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore

Edhe pesë ditë afat për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore

Gjykata Supreme i kundër-reagon Qeverisë në detyrë: Reagimi për aktgjykimin përbën ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit

Edhe Supremja ia vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë

​S’ka kuorum, ndërpritet seanca e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi publikon rendin e ditës për seancën e nesërme konstituive

Marrëveshja e mundshme VV – LDK – Cilat mund të jenë “kushtet” për një koalicion?

Takohen sërish Kurti e Abdixhiku

Edhe pesë ditë afat për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore

Edhe pesë ditë afat për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore

Vuçiq e lavdëron Republikën Serbe: Po e pengon njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina

Vuçiq e lavdëron Republikën Serbe: Po e pengon njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina

Gjykata Supreme i kundër-reagon Qeverisë në detyrë: Reagimi për aktgjykimin përbën ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit

Edhe Supremja ia vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë

​S’ka kuorum, ndërpritet seanca e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi publikon rendin e ditës për seancën e nesërme konstituive

Marrëveshja e mundshme VV – LDK – Cilat mund të jenë “kushtet” për një koalicion?

Takohen sërish Kurti e Abdixhiku

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person, dyshohet se keqpërdori investimet në vlerë 500 mijë euro të një shtetasi të huaj

Liburn Aliu mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, intervistohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria për intervistimin e Aliut: U pyet për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën