TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fotografi që rikthejnë kujtimet e luftës

Në muret e Hotelit “Grand” në Prishtinë janë ekspozuar fotografi që rikthejnë kujtimet e ngjarjeve tragjike të viteve 90-ta, kur luftërat përfshinë ish-Jugosllavinë. Këto imazhe janë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë “Fotoist”, i cili po mbahet për herë të tretë në kryeqytet dhe mbledh bashkë fotoreporterë vendorë e ndërkombëtarë që kanë dokumentuar konfliktet nëpër botë.

by Shpat Blakcori
12 muaj ago
2 0
A A

Fotografi të fuqishme janë vendosur në muret e zhveshura të Hotelit “Grand”, duke kujtuar ngjarjet tragjike të viteve ’90, kur luftërat shpërthyen në ish-Jugosllavi.

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë “Fotoist”, që po mbahet në Prishtinë, fotoreporterë ndërkombëtarë dhe vendorë kanë sjellë për publikun pamje të luftërave që kanë mbuluar ndër vite.

Drejtori i festivalit, fotografi Burim Myftiu, thotë se imazhet e realizuara nga reporterët ndërkombëtarë gjatë luftës në Kosovë ndikuan tek shtetet perëndimore për të ndërhyrë në vend.

“Ky është edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë Fotoisti, dhe e konsideroj si një ngjarje me rëndësi të madhe. Gjatë luftës, ishin pikërisht fotografitë ato që ndikuan tek Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe vendet e tjera perëndimore për të parë se çfarë po ndodhte në Kosovë. Raportet kur dërgohen, lexohen dhe shumë shpejt harrohen. Mirëpo, kur dërgohen pamjet fotografike, ato mbeten përgjithmonë në kujtesë. Masakrat në Kosovë, refugjatët dhe njerëzit u dokumentuan fuqishëm përmes fotografive”, ka thënë Myftiu.

Myftiu thekson se gazetarët ndërkombëtarë shpesh rrezikuan jetën e tyre për të mbuluar luftën në Kosovë, ndaj sipas tij është e domosdoshme që puna e tyre të kujtohet dhe të vlerësohet.

Ai tregon gjithashtu se tema e këtij edicioni synon të përcjellë një mesazh universal për paqen dhe qëndresën.

“Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova. Prandaj, konsideroj se është shumë e rëndësishme t’i rikthejmë ata sërish në Kosovë përmes ekspozitave, për të kujtuar dhe për të apeluar në botë me temën tonë të këtij viti — qëndresën — për të ndalur të gjitha konfliktet dhe luftërat që po ndodhin nëpër botë, duke filluar nga Palestina e deri në Ukrainë”, ka theksuar Myftiu.

Ky është edicioni i tretë i festivalit “Fotoist”, që po mbahet në Prishtinë. Publiku do të ketë mundësi të vizitojë ekspozitat e ndryshme të artistëve ndërkombëtarë dhe vendorë deri më 24 tetor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ahmeti: Epopeja e UÇK-së mbetet simbol i qëndresës dhe unitetit kombëtar

Ahmeti: Kosova shmangu zgjedhjet e parakohshme, urime për presidenten Shiroka-Pula

“Fatonin e ke këtu”, “qenke i guximshëm që ke ardhë, Koci flet për ditën e parë në Beograd

Koci i drejtohet Kushtetueses: Aktgjykimi për zgjedhjen e presidentit nuk u zbatua, votimi vazhdoi pas mesnate

Rama uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Kosovës:Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente

Rama uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Kosovës:Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente

​Goditet këmbësorja nga vetura në Prishtinë, shoferi dërgohet në mbajtje

Gjenden mjete të pashpërthyera në Gjakovë

Reuters: Kosova zgjodhi presidenten, shmangu zgjedhjet e parakoheshme

Reuters: Kosova zgjodhi presidenten, shmangu zgjedhjet e parakoheshme

Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit

Haxhiu uron Shiroka-Pulën: Shumë mbarësi në ushtrimin e detyrës, në shërbim të vendit

Kurti uron Donjeta Sadikun për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Kurti:Kosova ka institucione stabile, do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën