TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në QNR po rinumërohen 5 vendvotime me urdhër të PZAP-së

by TËVË 1
6 muaj ago
1
A A
Në QNR po rinumërohen 5 vendvotime me urdhër të PZAP-së

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të hënën rreth mesnatës është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, ndërsa ka filluar puna për rinumërimin e 5 vendvotimeve, për të cilat ka urdhëruar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi i cili thotë se vendvotimet të cilat do t’i nënshtrohen rinumërimit sipas urdhrit të KQZ-së janë dy nga Mitrovica e Jugut, dy nga Kamenica e një nga Podujeva.

Elezi tutje ka bërë të ditur se gjithashtu gjatë ditës së sotme në QNR do të nis numërimi i votave me kusht dhe votave të dhëna nga personat me nevoja të veçanta në zgjedhjet e 12 tetorit.

“Në vazhdim të aktiviteteve të planifikuara, gjatë ditës së sotme në QNR do të fillohet me numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht dhe atyre nga votimi i personave me nevoja të veçanta. Votimi me kusht është realizuar në 54 vendvotime speciale në 38 komuna, ndërsa votimi i personave me nevoja të veçanta është zhvilluar jashtë vendvotimeve, përmes ekipeve mobile gjatë ditës së zgjedhjeve”, tregoi ai.

Tutje, thotë se fillimisht, planifikohet që të bëhet numërimi i fletëvotimeve me kusht nga komunat Deçan, Istog, Kaçanik, Fushë Kosovë, Kamenicë, Shtërpcë, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug dhe Mitrovicë e Veriut, në të cilat tashmë është përmbyllur skanimi i listave të votuesve.

“Në votimin me kusht janë më shumë se 2,119 zarfe me fletëvotime që i takojnë dy lloje të zgjedhjeve, ndërkaq numri i votuesve të regjistruar me nevoja të veçanta është më shumë se 3,467”, tha ai.

Elezi, ka bërë të ditur se, në QNR është duke u zhvilluar procesi i skanimit të Listës së Votuesve, hap ky thelbësor për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor. “Pasi skanimi mundëson krahasimin e pjesëmarrësve në votim në vendvotimet e rregullta me ata që kanë votuar me kusht. Qëllimi është të identifikohen rastet eventuale kur një person ka votuar dy here: në vendvotimin e rregullt dhe në atë me kusht”, sqaroi Elezi.

Tags: KQZTeve1zgjedhjet lokale
ShareTweet

Postime të ngjashme

UP-ja hap Institutin e Farmacisë

UP-ja hap Institutin e Farmacisë

Kurti kujton Eliot Engel: Një mik i palëkundur i Kosovës dhe mbështetës i pavarësisë

Kurti kujton Eliot Engel: Një mik i palëkundur i Kosovës dhe mbështetës i pavarësisë

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Arrestohen dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht për kontrabandë migrantësh dhe mashtrim

​Haxhiu: Eliot Engel la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës

​Haxhiu: Eliot Engel la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës

Zyrtare, Albian Hajdari vazhdon kontratën me Hoffenheimin

Për Banjskën shpallet aktgjykim sot në Kosovë, në Beograd s’ka as aktakuzë

Për Banjskën shpallet aktgjykim sot në Kosovë, në Beograd s’ka as aktakuzë

Kuvendi i Kosovës nis seancën me një minutë heshtje për kongresmenin amerikan Eliot Engel

Kuvendi i Kosovës nis seancën me një minutë heshtje për kongresmenin amerikan Eliot Engel

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën