TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

170 zyrtarë policorë dhanë dorëheqje nga janari i vitit 2024, dukuria vlerësohet shqetësuese

Nga janari i vitit 2024 deri më tash, 170 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës. Vlerësohet se kjo është shqetësuese sepse siç thonë njohësit e kësaj fushe, ato po ndodhin për shkak të mungesës së kushteve.

by Lindrit Zejnullahu
1 muaj ago
2 1
A A

170 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje vullnetare nga puna, nga janari i vitit 2024 deri më tani.

Në një përgjigje nga Policia e Kosovës për tëvë1, thuhet se vetëm këtë vit numri i atyre që janë dorëhequr nga ky institucion është 73.

“Numri i dorëheqjeve nga 01.01.2024 deri 15.10.2025 është 170: Gjatë periudhës 01.01.2024-31.12.2024 kane dhënë dorëheqje 97 zyrtarë. Gjatë periudhës 01.01.2025 – 15.10.2025 kanë dhënë dorëheqje 73 zyrtarë”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Për arsyet e dorëheqjeve dhe këtë dukuri, tëvë1 ka tentuar të marrë qëndrim nga Sindikata e Policisë së Kosovës por nga kryesia kanë qenë të paqasshëm.

Ndërkaq, një nga arsyet kryesore të trendit të heqjes dorë nga uniforma vlerësohet të jetë mungesa e kushteve të punës.

Ish-kryetari i kësaj Sindikate, Shaban Tasholli tregon se dorëheqjet kanë qenë ndër vite nga Policia e Kosovës.

“Mirëpo kohëve të fundit siç shihet, nuk kam shifra, ka më shumë që po japin dorëheqje sepse kanë ndryshu gjërat, dmth te privatnikët janë bukur më të ngritura, më të larta dhe është normale njerëzit ku e shohin veten më mirë, aty shkojnë. Po mund ta quajë shqetësuese se të përgatitet një djalë apo vajzë në Polici dhe të tërheqet është shqetësuese pak, nuk është mirë, nuk është në rregull”, deklaroi Tasholli.

Sipas tij, është jetike që të përmirësohen kushtet në Polici, në mënyrë që të ndalet ky trend.

“Nuk ka sigurim shëndetësor, nuk ka sigurim jetësor që është jetike dmth pensioni invalidor nuk ekziston dmth ka shumë minusa që nuk janë dhe këto janë shkaqe që vërtetë njerëzit largohen, e lëshojnë Policinë, nuk është pensioni i hershëm, dmth punon 65 vjet në Polici që është punë e rëndë, puna e policit krahasohet me minierën”.

Në vitin 2023, Njësitë e Specializuara të Policisë kishin protestuar para objektit të Qeverisë, duke kërkuar rritjen e shtesës për rrezikshmëri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani uron myslimanët: Kurban Bajrami është thirrje për reflektim mbi vlerat njerëzore

Osmani: Femicidi është krizë kombëtare që kërkon veprim urgjent

Zgjedhjet e 28 dhjetorit nisin garën për koalicione – PDK e LDK të hapura, VV e sheh të vështirë

Zgjedhjet e 28 dhjetorit nisin garën për koalicione – PDK e LDK të hapura, VV e sheh të vështirë

“S’e kemi ditë që po tregtojmë jashtëligjshëm” – Dëshmia e radhës në gjykimin ndaj Nagip Krasniqit

“S’e kemi ditë që po tregtojmë jashtëligjshëm” – Dëshmia e radhës në gjykimin ndaj Nagip Krasniqit

Autobusët ‘bllokojnë’ komunën – Kryetari Rama i dërgon “selam” ministrit Murati

MPJD nuk ka informacione zyrtare për arrestimin e Valdrin Sahitit

Serbia po vazhdon intimidimin ndaj shtetasve të Kosovës, BE të rris presionin

Jakupi kritikon sjelljet e Muratit dhe Ramës: Përplasjet politike po dëmtojnë qytetarët

Jakupi kritikon sjelljet e Muratit dhe Ramës: Përplasjet politike po dëmtojnë qytetarët

Musliu: Osmani e orientuar kah LVV, shpreson mandat të ri presidencial

Musliu: Osmani e orientuar kah LVV, shpreson mandat të ri presidencial

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën