Kryediplomati grek do të takohet më vonë edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Ndërsa, sot në njoftimin për media nga MPJ-ja e Greqisë është thënë se diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në bashkëpunimin ndërmjet Athinës dhe Prishtinës në fusha të ndryshme, si ekonomi, energji, kulturë, shkencë, shëndetësi, arsim dhe turizëm.
Theksojmë se ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias vizitoi Prishtinën në qershor 2021 dhe tetor 2020. /teve1.info/