TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Mbështetja ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ahmeti: Shumë shpejt do të protestohet edhe në Shkup

by TËVË 1
1 vit ago
1
A A
​Mbështetja ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ahmeti: Shumë shpejt do të protestohet edhe në Shkup

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të mbahet një protestë në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, raporton KosovaPress.

Ai për KP ka thënë se shoqatat e dala nga lufta në Maqedoninë e Veriut janë duke punuar në këtë drejtim dhe se protesta do të mbahet pas zgjedhjeve lokale atje.

“Shoqatat e dala nga lufta në Maqedoni të Veriut janë në punë e sipër dhe është çështje kohe se kur do të organizohet. Sigurisht pas përfundimit të zgjedhjeve një lëvizje e tillë do të ndodhë edhe në Shkup në sheshin Skënderbej”, tha ai.

Ahmeti, ku po merr pjesë në protestën e organizuar në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, tha se institucionet në Kosovë mund të bëjnë më shumë për t’i mbështetur Thaçin dhe të tjerët që po gjykohen nga Specialja në Hagë.

“Përherë mundet më shumë. Institucionet në Kosovë mundet më shumë për këtë çështje. Aty gjykohen bijtë e Kosovës si për lirinë ashtu edhe për pavarësinë. Presim një angazhim më të madh dhe më të fortë… Më vjen keq që i jepet pak ngjyrë politike. Kjo protestë është e thirrur nga shoqatat e dala nga lufta dhe s’ka të bëjë me politikë ditore”, tha ai.

Ai tha se protesta e sotme në Tiranë është një mesazh i qartë se ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë janë të pafajshëm dhe se procesi në Gjykatën Speciale ka devijuar.

“Porosia është shumë e qartë. Të gjithë jemi UÇK. Sot është zëri i popullit nga kryeqendra shqiptare në Tiranë. Njerëzit janë të pafajshëm, ata janë çlirimtarë dhe nuk janë as trafikantë dhe as njerëz që kanë ushtruar terror dhe gjenocid mbi një popull tjetër. Kanë qenë në mbrojtje të popullit të vet dhe pragut të shtëpisë. Ky është zëri i së vërtetës. Lironi sa më parë”, përfundon ai.

Tags: ali ahmetigjykimi në HagëProtestaShkup
ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfundon greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

Përfundon greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

Gaxherri kërkon dorëheqjen e Shiroka-Pulës

Gaxherri kërkon dorëheqjen e Shiroka-Pulës

Çitaku priti Prattipatin, diskutuan për zhvillimet aktuale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Çitaku priti Prattipatin, diskutuan për zhvillimet aktuale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Kurti: Demokracia dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror nuk duhet të sakrifikohen për hir të stabilitetit

Kurti: Demokracia dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror nuk duhet të sakrifikohen për hir të stabilitetit

Autoritetet hungareze arrestojnë vëllain e Viktor Orban për dyshime për trafikim qeniesh njerëzore

Kurti: Franca partnere e rëndësishme për organizimin Lojërave Mesdhetare

Kurti: Franca partnere e rëndësishme për organizimin Lojërave Mesdhetare

SHBA-të zhvendosin avionët nga baza në Angli për shkak të kërcënimit nga Irani

SHBA-të zhvendosin avionët nga baza në Angli për shkak të kërcënimit nga Irani

Çitaku priti Prattipatin, diskutuan për zhvillimet aktuale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Çitaku priti Prattipatin, diskutuan për zhvillimet aktuale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Kurti: Demokracia dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror nuk duhet të sakrifikohen për hir të stabilitetit

Kurti: Demokracia dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror nuk duhet të sakrifikohen për hir të stabilitetit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën