TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Shkoi këmbë në Tiranë, Pllashniku: Çlirimtarët po mbahen padrejtësisht në Hagë

by Tëvë1
6 muaj ago
1
A A
​Shkoi këmbë në Tiranë, Pllashniku: Çlirimtarët po mbahen padrejtësisht në Hagë

Nga e mërkura këmbë ia mësyu Tiranës vetëm me qëllim të tregoj mbështetjen e madhe për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku bëri më shumë se dy ditë për të arritur në kryeqytetin shqiptar ku sot në orën 17:00 do të mbahet protesta gjithëkombëtare.

Teksa jep detaje për KosovaPress se si shkoi ky rrugëtim, Pllashniku thotë se vendosi ta përshkoj në këmbë rrugën drejt Shqipërisë vetëm për të treguar se mund të bëjnë shumë për çlirimtarët.

Ai thotë se padrejtësisht në Hagë po mbahen ish-krerët e UÇK-së.

“Gjithë rrugëtimi im ka qenë në këmbë, në tri vende jam ndal kam pushuar nga 2 orë dhe kam vazhduar rrugën për Tiranë dhe sot arrita në Tiranë në përkrahje të çlirimtarëve tanë që gjenden në Hagë dhe po akuzohen të pafajshëm që 5 vite mbahen në paraburgim…Kam dashur me ardhur në këtë formë me iu tregua që ne jemi në gjendje me bë edhe më shumë për çlirimtarët tanë edhe unë e kam zgjedhur këtë formë dhe besoj që është forma më e qëlluar dhe besoj që edhe krejt populli shqiptarë kur janë në pyetje çlirimtarët bëjnë edhe më shumë“, shprehet ai.

Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku thotë se drejtësi në Hagë nuk ka, duke shtuar se po iu bëhet padrejtësi ish-çlirimtarëve.

“Drejtësi nuk ka, ata akuzohen dhe ngarkohen me aktakuza të Serbisë, drejtësi nuk ka në Hagë. Padrejtësi po iu bëhet shumë, po i’u shkelen të drejtat që 5 vite me u mbajt në paraburgim pa kurrfarë fakte, vetëm me fakte të Serbisë të rrejshme kjo është padrejtësi e madhe”, deklaroi veteran i UÇK-së.

Protesta në Tiranë organizohet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK). Gjatë ditës së sotme është njoftuar se nga Kosova janë nisur mbi 60 autobusë.

Një tjetër protestë është mbajtur në Hagë, më 14 shtator, një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes, ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin.

Protesta është mbajtur në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale, ku morën pjesë rreth 10 mijë shqiptarë nga e gjithë bota. Po ashtu, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka organizuar protestë më 7 gusht në Prishtinë, kundër padrejtësisë që vlerësojnë se po i bën Gjykata Speciale në Hagë.

 

Tags: Agim PllashnikuHagëish-kreret e UÇK-sëProtestaTeve1Tirane
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nagavci: Refuzimi i opozitës ndaj çdo kandidature, përfshirë Feride Rushitin, çoi vendin drejt zgjedhjeve

Nagavci: Refuzimi i opozitës ndaj çdo kandidature, përfshirë Feride Rushitin, çoi vendin drejt zgjedhjeve

Vdes një person në vendin e tij të punës në Pejë

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ thotë se është në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve

Shumë shërbime në zgjedhjet e ardhshme do të ofrohen online

Datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë

Jashari starton edhe kundër Cremoneses

Milani i beson Jasharit deri në fund të sezonit

Grupi i dytë më i madh në Parlamentin Evropian proteston dhe kërkon pezullimin e paktit BE-Izrael

Grupi i dytë më i madh në Parlamentin Evropian proteston dhe kërkon pezullimin e paktit BE-Izrael

Nagavci: Refuzimi i opozitës ndaj çdo kandidature, përfshirë Feride Rushitin, çoi vendin drejt zgjedhjeve

Nagavci: Refuzimi i opozitës ndaj çdo kandidature, përfshirë Feride Rushitin, çoi vendin drejt zgjedhjeve

Gaza përballet me krizë të thellë uji mes pasojave të luftës izraelite

Gaza përballet me krizë të thellë uji mes pasojave të luftës izraelite

Vdes një person në vendin e tij të punës në Pejë

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Xhiro e Superligës mbyllet të enjten

Championsi vazhdon me duelin Atletico – Arsenal

Championsi vazhdon me duelin Atletico – Arsenal

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën