TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Vota është për ndryshim” – Prebreza beson në fitore në raundin e dytë më 9 nëntor

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
“Vota është për ndryshim” – Prebreza beson në fitore në raundin e dytë më 9 nëntor

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Valon Prebreza, ka deklaruar se rezultati i balotazhit tregon se qytetarët kanë votuar për ndryshim. Ai tashmë do të garojë në balotazh kundër Besnik Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në emisionin “Mesditë” në Tëvë1, Prebreza tha se shumica e qytetarëve të Fushë Kosovës kanë shprehur vullnetin e tyre për ndërrim të qeverisjes lokale.

“Vota e qytetarëve është për ndryshim, pasi që 60 përqind e tyre kanë vendosur për një ndryshim në Fushë Kosovë,” ka deklaruar Prebreza.

Ai ka kritikuar pushtetin aktual komunal, duke thënë se qasja e mbyllur ndaj qytetarëve dhe keqmenaxhimi kanë sjellë një situatë të vështirë në komunë.

“Largimi i pushtetit aktual ndër vite vjen nga hallet dhe telashet që i kanë qytetarët e Fushë Kosovës. Udhëheqja vetëm nga zyrat dhe mungesa e kontaktit me qytetarët kanë krijuar një situatë kaotike në komunë,” ka theksuar ai.

Prebreza shprehu besimin se Vetëvendosja do të dalë fituese në raundin e dytë të zgjedhjeve.

“Vota qytetare është për një ndryshim dhe unë e di bindshëm që do të fitojmë në zgjedhjet e 9 nëntorit, sepse kemi një diferencë të vogël në përqindje,” ka shtuar kandidati i VV-së.

Balotazhi për Komunën e Fushë Kosovës pritet të zhvillohet më 9 nëntor 2025, ku gara pritet të jetë e ngushtë mes dy kandidatëve, Valon Prebreza (VV) dhe Besnik Osmani (LDK).

Tags: fushe kosveLDKLVVTeve1valon perbreza
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shala: Presidentja bëri shkelje kushtetuese në kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Shala: Presidentja bëri shkelje kushtetuese në kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër Lepenc” të lidhur ngushtë me Vuçiqin dhe Radoiçiqin

Kurti: Presim që Raporti i Komisionit Evropian të pasqyrojë progresin e arritur

Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Nimani: PDK duhet të përgjigjet për ndryshim qëndrimesh për Ligjin për Specialen

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën