TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Petrit Hajdari: Lladrovci nuk është kthyer në zyrat e PDK-së – ato janë pronë private e familjarit të tij

by TËVË 1
5 muaj ago
2
A A
Petrit Hajdari: Lladrovci nuk është kthyer në zyrat e PDK-së – ato janë pronë private e familjarit të tij

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e fundit lokale, Petrit Hajdari, ka reaguar pas deklaratave dhe paraqitjes televizive të Ramiz Lladrovcit, duke thënë se ky i fundit po manipulon opinionin publik lidhur me “kthimin” në zyrat e PDK-së.

“Nuk është ‘kthyer’ z. Lladrovci në zyrat e PDK-së, sepse ato zyre nuk janë të PDK-së. Ai lokal është pronë private e familjarit të tij. Atë ambient ai mund ta përdorë për subjektin e vet politik dhe, nëse do, mund ta inkorporojë edhe Vetëvendosjen që i ndihmoi në zgjedhje, por ato zyre veç të PDK-së nuk janë”, tha Hajdari.

Ai theksoi se PDK në Drenas aktualisht është në opozitë dhe se rezultati zgjedhor është pranuar me korrektësi.

“Kemi qenë në proces zgjedhor që nuk e kemi fituar dhe gjithmonë e respektojmë verdiktin e qytetarit. PDK sot në Drenas është në opozitë. Kaq e thjeshtë është. Tjerat janë manipulim i pastër.”

Hajdari tha se e ka uruar kundërkandidatin e tij për fitoren dhe e ftoi të nisë punën si kryetar komune, në vend që të bëjë “skena politike”.

“E kam uruar për fitoren dhe i kam thënë: shko në zyrën e kryetarit dhe fillo punën. Këto skena s’i kanë hije askujt, aq më pak demokracisë dhe Drenasit”.

Ai gjithashtu kritikoi Lladrovcin për mënyrën se si u është përgjigjur gazetarëve gjatë intervistës, duke e krahasuar me kryeministrin Albin Kurti:

“Qytetarët e panë dje që kanë votuar për dikë që, kur i bëhen pyetje që s’i pëlqejnë, në stilin e Kurtit, u kthehet gazetarëve me linçim: ‘i pitë’, ‘i paguar’ – terma që s’i bëjnë nder askujt”.

Në fund, Hajdari theksoi se mbetet i përkushtuar ndaj qytetarëve të Drenasit, pavarësisht rezultatit zgjedhor.

“Kontributi im për Drenasin do të vazhdojë në çdo rrethanë. Nuk kam asnjë hatërmbetje me qytetarët e mi, sepse unë këtë vend e dua pa kushte – jo vetëm nga pushteti”.

Sipas tij, Ramiz Lladrovci “po kërkon me çdo kusht përplasje e viktimizim”, ndërsa PDK, siç tha, ka qenë e sinqertë me qytetarët që nga fillimi.

“PDK ka qenë e qartë – ai nuk është PDK. Zgjedhjet kanë qenë për kryetar komune, jo për kryetar dege apo mbret. Ta kemi uruar të gjithë, tash nisja punës e mos bëj skena, z. viktimë”, përfundoi Hajdari.

Tags: DrenasPetrit Hajdariramiz lladrovciTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Pozhari: Osmani mund të bashkojë LDK-në dhe LVV-në për presidentin

Pozhari: Osmani mund të bashkojë LDK-në dhe LVV-në për presidentin

Thirrje për sulm ndaj “Bondsteel”, KFOR: S’ka ndryshime në qëndrimin e sigurisë në Kosovë

Thirrje për sulm ndaj “Bondsteel”, KFOR: S’ka ndryshime në qëndrimin e sigurisë në Kosovë

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Liverpooli humb nga Wolvesi

Liverpooli humb nga Wolvesi

Barça fiton, Atletico kalon në finale

Barça fiton, Atletico kalon në finale

“Info Nata”- 03.03.2026

“Info Nata”- 03.03.2026

Como barazon në ndeshjen e parë me Interin

Como barazon në ndeshjen e parë me Interin

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Sunderlandi i Xhakës u kthehet fitoreve

Sunderlandi i Xhakës u kthehet fitoreve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën