TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ekskluzive – zyrtari policor në veri dyshohet se ka lidhje me grupin e Millan Radoiçiq

Një zyrtar policor në drejtorinë e inteligjencës dhe analizës në Policinë e Kosovës, po dyshohet se ka lidhje të forta me grupe të kontrabandës në veri, si dhe me BIA-n serbe. Në vazhdim mund ta ndiqni një kronikë me informacione ekskluzive në lidhje me këtë rast.

by Venhar Isufi
3 javë ago
63 4
A A

Një grup i organizuar, ende po vazhdon të operoj me kontrabandë në veri të vendit.

Grupi dyshohet të ketë lidhje të forta edhe me një zyrtar policor shqiptar, i cili është pjesë e Inteligjencës së Policisë së Kosovës.

Zyrtari G.K, emër i njohur për redaksinë, në disa fotografi të siguruara nga televizioni, shihet duke u shoqëruar me grupin e kontrabandës në veri, nofka e të cilëve është “Limuncat”.

Pjesë e grupit janë Millosh Vicentijevic dhe Miljan Vicentijevic, të cilët kanë lidhje biznesore me Radule Stevic, personi i cili është pjesë e aktakuzës në rastin “Banjska”, si i akuzuar për pastrim të parave.

Sipas burimeve të TËVË1, këto fotografi e vërtetojnë bashkëpunimin e policit G.K, në këtë grup të kontrabandës.

Për t’ia mundësuar Millan Vicentijeviqit kontrabandimin e mallrave nga Serbia në Kosovë, G.K dyshohet se u pagua prej 400 deri në 800 euro.

Përveç lidhjes me këtë grup, institucionet e sigurisë kanë dyshime të bazuara se zyrtari policor G.K, dërgon edhe informacione te BIA serbe.

Polici emër i njohur për redaksinë përveç pasaportës së Kosovës, posedon edhe një letërnjoftim të Serbisë.

TËVË1 ka siguruar këtë letërnjoftim, mirëpo për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit nuk do ta zbuloj këtë dokument.

G.K dyshohet se është pajisur edhe me pasaportë të shtetit serb.

Madje, TËVË1 ka mësuar se kur kamionët e Millan dhe Millosh Vicentinjeviq bllokuan më 24 shtator urën në fshatin Banjskë të Zveçanit, komunikuan me G.K për të marrë informacione rreth lëvizjeve të Policisë së Kosovës.

Pjesë e grupit është edhe kunati i Radule Stevic, Ivan Grubor, për të cilin i kemi siguruar edhe këto fotografi gjatë një takimi në Mitrovicë të Veriut.

Grupi bashkëpunon edhe me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, fakt i cili vërtetohet përmes këtyre fotografive të Millan Vicentijeviq pranë Vuqiqit në vitin 2018, në inaugurimin e Qendrës për Ekologji dhe Zhvillim të Sportit, në afërsi të liqenit të Ujmanit.

Qendra dyshohet se është përdorur edhe për aktivitete terroriste.

Ndaj zyrtarit G.K, Policia e Kosovës e kishte nisur një hetim të brendshëm në vitin 2015.

Sipas dokumentetit të siguruar, G.K gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në pikën kufitare në Jarinje, kishte regjistruar hyrje të kamionit nga Serbia në Kosovës në emër të Dragisa Miletic, për cka raporti thotë se ky kamion nuk kishte hyrë fare në territorin e Kosovës dhe se emri ishte vendosur i dikujt tjetër.

Raporti vlerëson se me këtë veprim është bërë shkelje e rëndë disiplinore.

Në një përgjigje për Tëvë1, Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar se nuk mund të japin më shumë hollësi rreth hetimeve ndaj këtij zyrtari policor, por që në vitin 2024, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj G.K dhe një zyrtari tjetër policor në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Tëvë1 mëson se G.K kishte shkrepur me armë zjarri ndaj disa kontrabanduesve në veri të vendit.

“Për shkak të integritetit të procesit hetimor IPK nuk mund të ofrojë informacione në të gjitha pyetjet që ju keni adresuar. Sidoqoftë  ju njoftojmë se IPK ka dorëzuar një kallëzim penal më 13.01. 2024 në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë për dy zyrtarë policorë si të dyshuar për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe për informacione shtesë rreth këtij rasti ju lutem i referoheni Prokurorisë së Shtetit”, ka thënë Arbër Beka zëdhënës i Inspektoratit Policor të Kosovës.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë nuk e ka mohuar e as pohuar se ndaj të njëjtit po bëhen hetime, por kanë bërë të ditur se për rastin më 13.01.2024 kanë pushuar hetimet ndaj tij nga prokurori i rastit.

“Në prokurori është paraqitur një kallëzim penal nga IPK ndaj personave G.K., dhe F.Xh lidhur me veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Për këtë rast prokurori ka zhvilluar hetime dhe i ka pushuar me arsyetimin “se nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit kanë kryer vepër penale“. Ndërkaq sa i përket pyetjeve tuaja të mëposhtme, rasti i cili është trajtuar nga prokurori nuk ka të bëjë me rrethanat të cilat i keni parashtruar në pyetjet tuaja”, ka thënë zëdhënsi Valon Preteni.

Në disa kërkime në internet, vërehet se G.K është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, ku në vazhdimësi bën komente në postimet e politikanëve.

Një gjë e tillë nuk i lejohet një zyrtari policor, me rregulloren e Policisë së Kosovës.

Share9Tweet6

Postime të ngjashme

Haradinaj për deklaratën e Bashës lidhur me rastin Dehari: Në kohën e Millosheviqit ai ka studiuar

Haradinaj për deklaratën e Bashës lidhur me rastin Dehari: Në kohën e Millosheviqit ai ka studiuar

Haradinaj kritikon Kurtin për letrën drejtuar Trendafilovës: Veprim i vonuar dhe politik, nuk ka bërë asgjë për lirimin e shokëve

Haradinaj kritikon Kurtin për letrën drejtuar Trendafilovës: Veprim i vonuar dhe politik, nuk ka bërë asgjë për lirimin e shokëve

Spahiu: Propozimi i Konjufcës nuk është befasi, Kurti po synon zgjedhje më 28 dhjetor

Spahiu: Propozimi i Konjufcës nuk është befasi, Kurti po synon zgjedhje më 28 dhjetor

Ambasada e Kosovës në Shkup reagon për rastin e 25-vjeçares nga Kosova të gjetur pa shenja jete në Tetovë

Barça befasohet në Brugge, City i sigurt ndaj Dortmundit

Barça befasohet në Brugge, City i sigurt ndaj Dortmundit

Emisioni “Info Nata” 05.11.2025

Emisioni “Info Nata” 05.11.2025

Spitali në Gaza pranon trupat e 15 të burgosurve palestinezë të dorëzuar nga Izraeli

Spitali në Gaza pranon trupat e 15 të burgosurve palestinezë të dorëzuar nga Izraeli

Ambasada e Kosovës në Shkup reagon për rastin e 25-vjeçares nga Kosova të gjetur pa shenja jete në Tetovë

Ambasada e Kosovës në Shkup reagon për rastin e 25-vjeçares nga Kosova të gjetur pa shenja jete në Tetovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën