TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Marshi simbolik i 150 motoristëve nga Prekazi drejt Hagës: Thirrje për drejtësi për krerët e UÇK-së

150 motoristë janë nisur nga Prekazi në Holandë në kërkim të drejtësisë për ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë. Fillimisht ata bënë homazhe tek varret e familjes Jashari në Prekaz.

by Doresa Geci
3 javë ago
0 0
A A

Së pari ndaluan në Prekaz.

Rreth 150 motoristë shqiptar nga vende të ndryshme të Kosovës mëngjesin e hershëm të së mërkurës bënë homazhe tek varret e familjes Jashari.

Kjo ishte ndalesa e parë e këtyre motoçiklistëve.

Nga këtu ata do të marrin rrugëtim prej 2 mijë e 361 kilometrave, për të mbërritur në Hagë.

E gjithë kjo po bëhet me thirrjen e vetme, drejtësi për ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë.

“Është një marsh simbolik qysh është një thirrje për drejtësi qëllimi është që arrijmë deri në Hagë atje ta bëjmë një parakalim të motoristëve pastaj të vazhdojmë në Bruksel ku kemi përgatitur një kërkesë që drejtësia të jetë transparente”, tha ai.

I pranishëm këtu ishte edhe ish i burgosuri i Hagës, Nasim Haradinaj,  i cili tha se ky marsh është thirrje për drejtësi.

“Do të bëjmë vetëm një thirrje për drejtësi dhe ajo tjetra që është që sa më shpejt proceset të kryhen drejt.  Ne nuk duam të ndikojmë në drejtësi por duam të themi se kjo drejtësi nuk po monitorohet. Prandaj, kjo le të jetë thirrje edhe për ndërkombëtarët, por edhe për qeveritarë dhe gjithë ata njerëz që mendojnë që drejtësia është vlera kryesore. Dhe nëse drejtësia është vlera kryesore liderët tanë të gjithë shokët që janë në Hagë do të na kthehen të pafajshëm dhe ajo është fitore për ne dhe fitore më e madhe për Kosovën”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj tregoi edhe gjithë rrugëtimin që do ta bëjnë drejt Hagës bashkë me motoristët.

“Prej këtu shkojmë në Poklek pastaj Gllogjan-Deçan, nga Gllogjani do të shkojmë në Koshare nga Kosharja në Mejë tek masakra e madhe që është bërë atje, të jetë edhe simbol për evropianët se nganjëherë si duket i kanë harruar masakrat nga aty në Landovic meqenëse aty do të kthehet rruga për Morinë për në Durrës ku do jetë trageti dhe Ankon dhe pastaj në Cyrih ku do të mbledhin motoristë shqiptarë nga Italia, Gjermania, Austria… dhe nga Duseldorf do të shkojmë në Hagë dhe në Bruksel”, tha tutje Haradinaj.

Për tu dal në mbështetje ish-krerë e të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi më 17 tetor në Tiranë do të mbahet protestë gjithëkombëtare.

Një tjetër protestë është mbajtur në Hagë, më 14 shtator, një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes, ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin. Protesta është mbajtur në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale, ku u tha se morën pjesë rreth 10 mijë shqiptarë nga e gjithë bota.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën si pasojë e një vetaksidenti

Aksident i rëndë në Stanoc, dy persona të lënduar

Kurti ndan 640 mijë euro për Qendrën strehimore për gratë e dhunuara në Veri

Kurti ndan 640 mijë euro për Qendrën strehimore për gratë e dhunuara në Veri

Vrasja në Malishevë, kryeprokurori dhe prokurori kujdestar në vendngjarje – Prokuroria zbardh detajet

Sot varrosen dy vëllezërit e vrarë në Malishevë

Kurti: Kushtetushmëria dhe ligjshmëria do të jenë për të gjithë, pa dallim kryetarësh

Kurti: Kushtetushmëria dhe ligjshmëria do të jenë për të gjithë, pa dallim kryetarësh

Një person humb jetën si pasojë e një vetaksidenti

Aksident i rëndë në Stanoc, dy persona të lënduar

Festa e Kurban Bajramit, Rama uron besimtarët myslimanë

Rama: Paga minimale 500 euro nga 1 janari, deri në fund të mandatit 700 euro

Kurti ndan 640 mijë euro për Qendrën strehimore për gratë e dhunuara në Veri

Kurti ndan 640 mijë euro për Qendrën strehimore për gratë e dhunuara në Veri

Vrasja në Malishevë, kryeprokurori dhe prokurori kujdestar në vendngjarje – Prokuroria zbardh detajet

Sot varrosen dy vëllezërit e vrarë në Malishevë

Kurti: Kushtetushmëria dhe ligjshmëria do të jenë për të gjithë, pa dallim kryetarësh

Kurti: Kushtetushmëria dhe ligjshmëria do të jenë për të gjithë, pa dallim kryetarësh

Kërkohet pezullimi i projektbuxhetit 2026, Qeveria kundërshton masën e sigurisë

Kërkohet pezullimi i projektbuxhetit 2026, Qeveria kundërshton masën e sigurisë

Federata e xhudos, organizon turneun ndërkombëtar “Adem Jashari”

Federata e xhudos, organizon turneun ndërkombëtar “Adem Jashari”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën