TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ramiz Lladrovci paralajmëron rikthimin në PDK pas fitores në Drenas

by Tëvë1
5 muaj ago
4
A A
Ramiz Lladrovci paralajmëron rikthimin në PDK pas fitores në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili sipas rezultateve preliminare ka siguruar edhe një mandat të ri, ka paralajmëruar rikthimin e tij në Partinë Demokratike të Kosovës.

Lladrovci në zgjedhjet e fundit garoi me subjektin “Për Drenasin Kampion”, pasi PDK-ja kishte vendosur të garonte me kandidatin Petrit Hajdari. Gara ndërmjet tyre ishte e ngushtë, ndërsa rezultati preliminar i dha fitoren Lladrovcit.

Përmes një postimi në Facebook të mërkurën, ai njoftoi se nga ora 18:30 do të hapet simbolikisht zyra ku dikur ishte selia e Degës së PDK-së në Drenas.

“Me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë njerëzore, institucionale e morale, shpreh respektin e thellë dhe falënderimin për çdo qytetar i cili kontribuoi që zgjedhjet në komunën tonë të zhvillohen në mënyrë shembullore,” ka shkruar Lladrovci.

Ai shtoi se edhe pse rezultatet ende nuk janë zyrtarizuar, do të mbahet një koktej për të shënuar fitoren.

“Megjithëse jemi në pritje të zyrtarizimit të rezultateve, kjo nuk na pengon të kemi një koktej për fitoren – jo vetëm fitore ‘Për Drenasin Kampion’, por fitore të qytetarëve krenarë e me integritet, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm para, gjatë dhe pas luftës çlirimtare dhe shtetndërtim,” ka deklaruar ai.

Lladrovci njoftoi se takimi me kandidatët dhe anëtarët e shtabit zgjedhor do të mbahet në zyrat e përkohshme të shtabit, ndërsa më pas do të bëhet hapja simbolike e ish-selisë së PDK-së në Drenas.

“Me kandidatët për Kuvend dhe anëtarët e Shtabit Zgjedhor do të takohemi bashkë në ora 18:00, ndërsa rreth orës 18:30 do ta hapim simbolikisht zyrën ku ishte selia e Degës së PDK-së në Drenas, zyrë e cila me vite ka qenë burim i fitoreve,” ka shtuar ai.

Kryetari i Drenasit ka bërë edhe një thirrje publike për mbështetje të PDK-së në komunat ku kjo parti është në balotazh.
“Ftoj të gjithë anëtarët e Shtabit Zgjedhor ‘Për Drenasin Kampion’ që të vazhdojnë angazhimin dhe të japin kontribut me të gjitha mundësitë për fitore në degët e PDK-së që janë në balotazh. Ky koktej nuk është përjashtim për ata që mendojnë ndryshe, as demonstrim i arrogancës së fitores; thjesht, është kthim te ambientet nga të cilat kishte dhe do të ketë vetëm fitore,” ka theksuar Lladrovci.

Ndërkohë, për fitoren e Lladrovcit ka reaguar edhe kundërkandidati i tij nga PDK-ja, Petrit Hajdari, i cili e ka uruar për rezultatin në Drenas.

Tags: pdkramiz lladrovciTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Haradinaj: Populli i Kosovës nuk e duron izolimin e as mashtrimin

Haradinaj kritikon vendimin e Pacollit për ndalimin e transportit të materialeve në Bjeshkët e Nemuna

Rama nderon mësuesit në kryeqytet me rastin e 7 Marsit

Rama nderon mësuesit në kryeqytet me rastin e 7 Marsit

Osmani uron Ditën e Mësuesit: Kjo është festa e shpirtit të kombit që mbijetoi falë gjuhës shqipe

Osmani uron Ditën e Mësuesit: Kjo është festa e shpirtit të kombit që mbijetoi falë gjuhës shqipe

Mehmeti: LVV mund të nisë rënien e saj nëse vazhdon kjo qasje e Kurtit ndaj krizës politike

Mehmeti: LVV mund të nisë rënien e saj nëse vazhdon kjo qasje e Kurtit ndaj krizës politike

​Sulm me dron pranë aeroportit të Dubait

​Rusia rekrutoi spiunë nga Serbia: REL kishte informacion në tre vendime për incidentet në Paris dhe Berlin

​Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për kolltukë politikë

​Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për kolltukë politikë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën