TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Goli i parë i Asllanit për Kosovën: “Një ditë e madhe për Kosovën dhe gjithë shqiptarët”

by tëvë1
9 muaj ago
1
A A
Goli i parë i Asllanit për Kosovën: “Një ditë e madhe për Kosovën dhe gjithë shqiptarët”

Fisnik Asllani ishte vendimtar në fitoren e Kosovës në Suedi të hënën mbrëma.

Asllani shënoi golin e parë në ndeshje garuese për Kosovën, në fitoren 1:0 ndaj Suedisë në Goteborg.

Në minutën e 32-të, 23-vjeçari shfrytëzoi maksimalisht një top që i erdhi nga Veldin Hoxha. Shënoi golin për festën e madhe të lojtarëve të Kosovës dhe mijëra shikuesve shqiptarë në tribuna.

Asllani startoi përkrah Vedat Muriqit në sulm.

Për shtatlartin është goli i dytë për Kosovën, i pari në ndeshje garuese.

Ai realizoi edhe në fitoren në miqësore ndaj Komoreve, më 9 qershor.

Me fitore, Kosova u forcua në vendin e dytë në grupin kualifikues për Botëror.

“Ishte një ditë shumë e madhe për Kosovën, për gjithë shqiptarët nëpër botë. Një fitore shumë me rëndësi dhe shpresoj t’i kemi bërë të gjithë krenarë”, ka thënë Asllani për faqen zyrtare të FFK-së.

“Është ndjenjë e papërshkrueshme pasi ishte goli i parë në ndeshje garuese, por gol shumë i rëndësishëm. Jam shumë, shumë i lumtur. Ishte për gjithë shqiptarët nëpër botë.

Po ndihem shumë mirë. E falënderoj Zotin që kam mundur të përjetoj këtë ndjenjë”, ka theksuar Asllani.

Sulmuesi dardan po luan në Bundesligë për Hoffenheimin dhe në gjashtë paraqitje i ka katër gola e një asistim. Në edicionin e kaluar shpërtheu tek Elversbergu në Bundesliga 2. 

“Dardanët” muajin e ardhshëm luajnë me Slloveninë në udhëtim dhe me Zvicrën në shtëpi. Janë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin që vitin tjetër mbahet në SHBA, Meksikë e Kanada. 

“Edhe muajin tjetër duhet të japim maksimumin që të provojmë t’i fitojmë ato ndeshje dhe të marrim sa më shumë pikë”, ka theksuar Asllani. 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori e Krasniqi vlerësojnë se skenari i 28 dhjetorit për presidentin mund të përsëritët

Drenori e Krasniqi vlerësojnë se skenari i 28 dhjetorit për presidentin mund të përsëritët

Kos: Kur vendet e rajonit japin rezultate, edhe ne veprojmë

Kos: Përfaqësues të shoqërisë civile serbe po përballen me fushatë shpifëse dhe sulme personale

Ballkani humb avantazhin në Irlandë dhe përmbyset nga Bohemians

Ballkani humb avantazhin në Irlandë dhe përmbyset nga Bohemians

Dy të vdekur në një aksident në rrugën Manastir – Prilep

Për 6 muaj 46 të vdekur nga aksidentet në komunikacion, Dedaj: Vendi s’ka strategji për sigurinë rrugore

Në Prishtinë hapet ekspozita “Mbrojtja nga Zjarri në natyrë Përmes Fotografisë Tuaj”

Në Prishtinë hapet ekspozita “Mbrojtja nga Zjarri në natyrë Përmes Fotografisë Tuaj”

Drenori e Krasniqi vlerësojnë se skenari i 28 dhjetorit për presidentin mund të përsëritët

Drenori e Krasniqi vlerësojnë se skenari i 28 dhjetorit për presidentin mund të përsëritët

“InfoNata” 22.07.2026

“InfoNata” 22.07.2026

Kos: Kur vendet e rajonit japin rezultate, edhe ne veprojmë

Kos: Përfaqësues të shoqërisë civile serbe po përballen me fushatë shpifëse dhe sulme personale

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

Kërkohet paraburgim për personin që kanosi prokurorin në Prishtinë

Prokuroria: Zyrtarët e arrestuar lëshonin leje qëndrimi kundërligjshëm

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën