TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia sekuestron prova në banesën e Shehollit, i arrestuar nën dyshimin për spiunazh

Fatmir Sheholli, është arrestuar sot nën dyshimin për veprën penale të spiunazhit. Policia ka bastisur banesën e tij dhe ka sekuestruar prova materiale.

by Lindrit Zejnullahu
11 muaj ago
1 0
A A

Edhe një i dyshuar për spiunazh përfundoi në duart e Policisë së Kosovës, të enjten.

Fatmir Sheholli, u arrestua në kryeqytet derisa ishte duke pirë kafenë e mëngjesit.

E për disa orë, hetuesit policorë qëndruan në banesën e tij në lagjen Aktash të Prishtinës.

Nga aty, ata dolën me disa dokumente në duar.

Operacioni për arrestimin e tij, u bë në koordinim mes Prokurorisë Speciale dhe Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë.

Lajmin për arrestimin e tij, e dha ministri në detyrë i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla me ç’rast tha që kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm.

“Individë si ky që kanë pasur hapësira mediatike të pakufizuara në vendin tonë ka bashkëpunuar me akterë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj. Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm. Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale”, tha Sveçla.

Detaje për hetimin disa mujor të Shehollit dha Prokuroria Speciale e Kosovës.

“I dyshuari F.SH., është arrestuar në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale ‘Spiunazh’, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së. Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale”, bëri të ditur Prokuroria.

Sheholli zyrtarisht mbante pozitën e drejtuesit të Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike në Kosovë.

Vepra penale e spiunazhit, në Kodin Penal të Republikës së Kosovës hyn në kuadër të veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Spiunazhi renditet në nenin 124 të këtij Kodi dhe nënkupton disa situata ku ndër to është; kur sekreti shtetëror i komunikohet, dorëzohet, apo i bëhet i arritshëm shtetit të huaj, organizatës së huaj apo personit që u shërben atyre.

Sipas kësaj, dënueshmëria minimale është 5 vjet burg, kurse maksimale është 12 vjet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në orën 13:30, Prokuroria Speciale njofton për dorëzimin e aktakuzës për krime lufte në Prekaz

Në orën 13:30, Prokuroria Speciale njofton për dorëzimin e aktakuzës për krime lufte në Prekaz

Grupi i Radoiçiqit kërcënon banorët e një fshati në Serbi që morën pjesë në protestat kundër Vuçiqit

Milan Radoiçiq bëhet pronar i pesë parcelave në Novi Pazar

Shkollat nisin mësimin pa ditar, ministria premton zgjidhje, arsyetohet se angazhoi operator më të lirë

AVONET kërkon përgjegjësi për mungesën e ditarëve shkollorë

Tre persona lëndohen në Fushë Kosovë, i dyshuari shtiu edhe me armë

​Aksion kundër bixhozit të paligjshëm, konfiskohen mbi 41 mijë euro

Nis sot java e katërt në Superligë, Prishtina përballë Vushtrrisë

Nis sot java e katërt në Superligë, Prishtina përballë Vushtrrisë

FIFA e akuzon UEFA-n për shpifje

FIFA e akuzon UEFA-n për shpifje

Në orën 13:30, Prokuroria Speciale njofton për dorëzimin e aktakuzës për krime lufte në Prekaz

Në orën 13:30, Prokuroria Speciale njofton për dorëzimin e aktakuzës për krime lufte në Prekaz

Grupi i Radoiçiqit kërcënon banorët e një fshati në Serbi që morën pjesë në protestat kundër Vuçiqit

Milan Radoiçiq bëhet pronar i pesë parcelave në Novi Pazar

Qeveria e Melonit bëhet më jetëgjata në historinë e Italisë

Qeveria e Melonit bëhet më jetëgjata në historinë e Italisë

Shkollat nisin mësimin pa ditar, ministria premton zgjidhje, arsyetohet se angazhoi operator më të lirë

AVONET kërkon përgjegjësi për mungesën e ditarëve shkollorë

Tre persona lëndohen në Fushë Kosovë, i dyshuari shtiu edhe me armë

​Aksion kundër bixhozit të paligjshëm, konfiskohen mbi 41 mijë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën